VLEN: Dimitar Apasiev dha mbështetje publike për Danella Arsovskën për aktivitetet e saj të porositura nga BDI, kundër qytetarëve të Çairit dhe Sarajit

Picture of INA
INA

01/06/2025

“Dimitar Apasiev nuk e fsheh më koalicionin e Levicës, BDI-së dhe Arsovskës. Nëse qytetarëve të Çairit, Sarajit dhe Shkupit nuk u ishte e qartë arsyeja e kaosit që po shkakton Danella Arsovska, tani gjithçka bëhet e qartë. Kjo është fryt i bashkëpunimit të BDI-së me Levicën”, thuhet në një reagim të VLEN.

Sipas reagimit, qëllimi i këtij koalicioni është të fshihen dhe mbrohen ndërtimet pa leje që i ka ndërtuar Klani i BDIsë dhe partnerët e tyre të biznesit në Shkup, Saraj dhe Shutkë.

“Qëllimi është të fajësojnë të tjerët, të fajësojnë familje të zakonshme shqiptare që mezi kanë legalizuar ndonjë banesë apo shtëpi prej 50-60 metrash katrorë, për të fshehur depot, pishinat, pallatet dhe objektet tjera të Klanit BDI që sundon në Saraj dhe Shutkë Është e qartë se Danella Arsovska ka ndonjë përfitim të vogël nga klani i BDI-së, dhe po turpërohen publikisht. Drejtorët e ndërmarrjeve publike në Shkup janë kuadro të Blerim Bexhetit nga njëra anë dhe të Levicës dhe Dimitar Apasievit nga ana tjetër. Ajo që nuk pastrohet, nuk mblidhen mbeturinat, nuk lahen rrugët – dhe kjo pikërisht në lagjet ku banojnë shqiptarët – është rezultat i koalicionit të Blerimit, Apasievit dhe Danellës. Drejtorët e tyre me vetëdije nuk e kryejnë punën. Koalicioni në Qytetin e Shkupit është i dukshëm në çdo seancë të Këshillit të Qytetit. Për raportet e drejtorëve nga BDI gjithmonë voton pozitivisht Levica, dhe për raportet e drejtorëve të Levicës, BDI voton në kthim”, thekson VLEN.

Më tej nënvizohet se koalicionin e Levicës, BDI-së dhe Danella Arsovskës e ka konfirmuar në një deklaratë edhe ish-nënkryetari i Qytetit të Shkupit, Aleksandar Trajanovski.

“Shqiptarëve në Shkup, duhet t’u bëhet e qartë se i gjithë ky kaos, papastërti, ndërtime dhe biznese janë për shkak të interesave personale të Klanit të BDI-së dhe Danella Arsovskës. Një bashkëpunim i shkëlqyeshëm për ta dhe në interes të tyre, ndërsa në dëm të shqiptarëve në Shkup. Në Saraj nuk investohet asgjë.

Më datë 12.10.2021, Arsovska publikisht premtoi: “Për të gjitha vendbanimet në Saraj do të ketë program të veçantë me prioritet për zgjidhjen e problemeve kyçe të infrastrukturës, ujësjellësit dhe kanalizimit. Do të ndërtohet më në fund edhe rrethrrotullimi në hyrje të Sarajit. Do të lidhet Kanioni Matka me autostradën dhe rrethrrotullimin. Në Çair është edhe më keq. As bulevarde, as parqe. Edhe pse u premtuan. Ajo që nuk u premtua, por u realizua, janë pozitat drejtuese për kuadrot e Blerimit dhe Apasievit. Qytetarët e Shkupit, të Sarajit dhe të Çairit nuk duhet të jenë peng i interesave të biznesit të Klanit të BDI-së dhe Danella Arsovskës. I bëjmë thirrje kryetares së Qytetit të Shkupit që të dërgojë ndërmarrjet publike të kryejnë punën e tyre. Shkupi, Saraji dhe Çairi po mbyten në mbeturina dhe papastërti”, thekson VLEN.

TË FUNDIT

ASH: Ministri Azir Aliu e nisi mandatin me spastrimin etnik të shqiptarëve në Komisionin Nacional për Diabetin

Arbër Ademi i reagon kryeministrit: Unë jam shqiptar, jam pjesë e këtij shteti dhe nuk kam ndërmend të hesht

Sllaveski: Nuk është turp puna shtesë për pagë minimale, edhe unë kam punuar në supermarket

Cila është pasuria e ministrit të ri të Shëndetësisë, Azir Aliu (DOKUMENT)

ASH-Taravari: Qeveria po e shtynë Ligjin për Përfaqësim drejt një agonie pa fund

Moti sot në Maqedoninë e Veriut

ME TE LEXUARA

1

LEXO MË SHUMË