VLEN: Historinë e shkruajnë fitimtarët, jo të mundurit

Picture of ina-online
ina-online

05/06/2024

Koalicioni shqiptar VLEN i ka reaguar Ali Ahmetit, duke thënë se ai u mund më 8 maj, dhe se tani po vjen një kapitull i ri në historinë politike të shqiptarëve të Maqedonisë së Veriut.

Sipas tyre, atë histori do të shkruhet nga VLEN, si fitues në kampin e pastër politik shqiptar.
“Koha e regjimit të 22 viteve të BDI-së, dy herë me LSDM-në dhe një herë me VMRO-DPMNE-në, përfundimisht ka mbaruar. Partitë që menaxhojnë komunat shqiptare si Tetova, Gostivari, Çairi, më së paku mund të jenë të dobëta ose të papërgatitura. Na vjen keq që Ahmeti ende lufton të pranojë realitetin se do të jetë opozitë. Mirë do të ishte që ai t’u shpjegonte votuesve të tij nëse është e vërtetë që i ka ofruar Mickoskit të zgjedhë vetëm 4 ministri që do t’i jepte të gjithë Frontit Evropian pa kryeparlamentar, për të hyrë në qeverinë e tij në vend të VLEN-it? Të shohim kush janë ata që paturpësisht gjunjëzohen për të hyrë në Qeveri me ata që në fushatë i akuzuan se punojnë për Putinin dhe Rusinë?”, thuhet në reagimin e VLEN-it.
Ata shtojnë se shpresojnë që Ali Ahmeti duhet të ndalojë së shkatërruari atë pak që ka mbetur nga miti i personazhit të tij dhe veprës nga viti 2001, pas aferave me “Soravian” dhe bizneset e kazinove.
“Është e papranueshme që një njeri që 25 vjet më parë luftoi për të drejtat e shqiptarëve, tani të shkaktojë urrejtje te shqiptarët vetëm për t’i dhënë amnisti zyrterëve të tij të korruptuar. Është e turpshme, është poshtëruese! Nuk ka asgjë tragjike të jesh në opozitë. Le të reformohen, le të përshtaten me kohët moderne të shekullit 21-të dhe le të presin një shans në zgjedhjet e ardhshme. Asnjë karrierë personale nuk është më e rëndësishme se e ardhmja e sigurt e shqiptarëve në BE!”, qëndron në reagimin e VLEN-it.

TË FUNDIT
4 orë
Deputetët turq të Frontit kërkojnë që në Kuvend të flitet edhe gjuha turke
5 orë
Ndërroi jetë gazetari Isuf Kadriu, zv/kryeredaktori i TV ALSAT
6 orë
Ish-deputeti i LSDM humb jetën tragjikisht (FOTO)
7 orë
Duraku: Ne jemi ata që kemi legjitimitetin tek shqiptarët, kemi fitore të pastër në gjitha komunat shqiptare
7 orë
Azizi drejtuar BDI-së: Stoilkoviçin nuk e sollëm ne, atë e gjetëm në mesin tuaj (VIDEO)

ME TE LEXUARA

1 ditë
Bexheti: Po krijohet një qeveri pa legjitimitet etnik!
1 ditë
NYT: Përmendoret në Shkup janë kryesisht të heronjëve bullgarë, Skënderbeu i shqiptarëve
6 orë
Ish-deputeti i LSDM humb jetën tragjikisht (FOTO)
1 ditë
Spasovski: Nuk ka projekte të reja në programin e qeverisë së re, por projekte që duhet të përfundojnë
1 ditë
MAQEDONI “Skopje Pride” për herë të pestë në Shkup!
5 orë
Ndërroi jetë gazetari Isuf Kadriu, zv/kryeredaktori i TV ALSAT

LEXO MË SHUMË

bejxhan iljaz

Deputetët turq të Frontit kërkojnë që në Kuvend të flitet edhe gjuha turke

isuf kadriu

Ndërroi jetë gazetari Isuf Kadriu, zv/kryeredaktori i TV ALSAT

LSDM

Ish-deputeti i LSDM humb jetën tragjikisht (FOTO)

sadulla duraki duraku

Duraku: Ne jemi ata që kemi legjitimitetin tek shqiptarët, kemi fitore të pastër në gjitha komunat shqiptare

Adnan Azizi

Azizi drejtuar BDI-së: Stoilkoviçin nuk e sollëm ne, atë e gjetëm në mesin tuaj (VIDEO)

arben taravari

Taravari para votimit të Qeverisë: Këto janë zotimet tona!

Mickoski

Kathimerini: A do të bëhet Mickoski Orbani i izoluar i Ballkanit!?

Klinika Shkupi Spitali Shkup

Sa do të kursehet në shëndetësi me heqjen e drejtorëve ekonomik nga Klinikat

autobus-privat-shkup

Nga e hëna, transportuesit privatë nuk do të qarkullojnë, shkak borxhet ndaj tyre

INFO

NA NDIQ