VLEN: I bëjmë thirrje Dimitrievskit të mos i bëjë qejfin BDI-së

Picture of INA
INA

21/08/2024

Çdo subjekt politik ka të drejtën demokratike për të ndërtuar identitetin e tij bazuar në bindjet e veta. Nuk është e nevojshme të pajtohemi për të gjitha çështjet, por duhet të respektojmë njëri-tjetrin duke pasur parasysh faktin se jemi pjesë e një Qeverie të përbashkët, pasi kjo është në interes të të gjithë qytetarëve, pavarësisht përkatësisë etnike, fetare apo politike.

Si Qeveri, kemi prioritete programore të përcaktuara dhe të harmonizuara dhe detyra jonë është të punojmë me përkushtim për realizimin e tyre. Në këtë kontekst i bëjmë thirrje ZNAM-it që të mos i bëjë pa vetëdije qejfin BDI-së. Udhëheqja e tyre kriminale dëshiron tensione në të gjitha fushat. Për t’i shpëtuar përgjegjësisë penale për korrupsionin e kryer politik dhe për të ruajtur pasurinë e fituar në mënyrë të paligjshme, ata ëndërrojnë edhe për tërmete brenda koalicionit qeveritar.

VLEN fitoi 107 mijë vota shqiptare dhe nuk mund të tjetërsohet etnikisht vetëm për ta bërë lëvizjen ZNAM të ndihet rehat në Qeveri. Sidomos duke marrë parasysh se Dimitrievski është zgjedhur kryetar i komunës së Kumanovës edhe me vota shqiptare dhe e di shumë mirë rëndësinë e mirëkuptimit dhe respektit të ndërsjellë. Nuk duam të besojmë se ZNAM dëshiron të hyjë në një fushatë për zgjedhjet lokale duke përsëritur kredon e gabuar të Tito Petkovskit nga zgjedhjet presidenciale të vitit 1999 – nuk na duhen votat e shqiptarëve. Shumica parlamentare përbëhet nga dy koalicione dhe një lëvizje si ZNAM. Teza se ata janë vetëm partnerë të VMRO-DPMNE-së është populizëm naiv me jetë të shkurtër.

Në çdo paraqitje mediatike është logjike që ZNAM të deklarohet qartë si partner qeveritar, pa lejuar që kompleksi nga BDI-ja në kohën e qeverisjes me LSDM-në të errësojë dioptrinë politike dhe të komplikojë marrëdhëniet në Qeveri për përfitime të vogla politike.

VLEN është krijuar si një reflektim i nevojës së shumicës së shqiptarëve që kërkonin një opsion krejtësisht të kundërt nga BDI-ja. VLEN do të vazhdojë të ndërtojë një doktrinë autentike politike, të cilën do ta zbatojë përmes një strukture të re dhe

moderne koalicioni, detyra e së cilës është zgjidhja e problemeve të qytetarëve dhe sigurimi i një të ardhmeje të sigurt për shqiptarët.

Koalicioni VLEN është sinqerisht dhe ndershmërisht i përkushtuar ndaj decentralizimit, përshpejtimit të perspektivave të BE-së dhe vazhdimit të punës së tij për të luftuar krimin dhe korrupsionin.

TË FUNDIT
58 minuta
Murtezani: Tani është momenti i shkëlqyer për të ecur shpejt drejt BE-së
5 orë
Debat për të rinjtë dhe politikën, “Sistemi, shpërnguli të rinjtë nga RMV”
5 orë
Blerant Ramadani: VLEN po përballet me gabimet dhe dështimet e BDI-së, do të avancojmë shumë çështje në interes të shqiptarëve
5 orë
Mbledhjet e përgjithshme të Gjykatës supreme do të jenë publike
5 orë
VMRO akuzon Lupço Nikollovskin se harxhoi rreth 980 mijë denarë për dreka dhe darka

ME TE LEXUARA

1 ditë
Kush është deputeti i BDI-së, të cilin Mexhiti e akuzon për vjedhje milionëshe dhe pastrim parash?
7 orë
Emërohen drejtorë të rinj në termocentralet e Osllomejit dhe Manastirit
2 ditë
VLEN: Mbështetje për bujqit – ndahen një miliardë denarë për subvencione të mbetura
15 orë
Raporti vjetor i Këshillit të Prokurorëve Publikë për shqyrtim në Komisionin për Sistemin Politik
1 ditë
Nisin hetimet ndaj ish-drejtorit për Investime të Huaja, Bekim Emini
11 orë
Gashi e Ibrahimi morën pjesë në aksionin për dhurim të gjakut
1 ditë
Kushtetuesja solli vendim për balancuesin gjatë punësimeve
7 orë
Mexhiti: Balancuesi do të avancohet në ligj, shqiptarët do të fitojnë më tepër
2 ditë
Ramadani: Izet Mexhiti e ka fitu Ali Ahmetin, i nxorri në pension!

LEXO MË SHUMË

orhan murtezani

Murtezani: Tani është momenti i shkëlqyer për të ecur shpejt drejt BE-së

shkupi sheshi

Debat për të rinjtë dhe politikën, “Sistemi, shpërnguli të rinjtë nga RMV”

blerand

Blerant Ramadani: VLEN po përballet me gabimet dhe dështimet e BDI-së, do të avancojmë shumë çështje në interes të shqiptarëve

gjykata kushtetuese

Mbledhjet e përgjithshme të Gjykatës supreme do të jenë publike

vmro

VMRO akuzon Lupço Nikollovskin se harxhoi rreth 980 mijë denarë për dreka dhe darka

Hristijan Mickoski

Mickoski: Më s‘mund të pranojmë ultimatume, nëse ka vullnet, ka edhe mënyrë

Arben-Taravari

Taravari: BDI, Levica dhe shoqata e Selës po e sulmojnë shtetin përmes Gjykatës Kushtetuese

izet mexhiti

Mexhiti: Balancuesi do të avancohet në ligj, shqiptarët do të fitojnë më tepër

TEC-Manastir-780x439

Emërohen drejtorë të rinj në termocentralet e Osllomejit dhe Manastirit

INFO

NA NDIQ