VLEN-i si do të garoj në zgjedhjet lokale?!

Picture of Ina Online
Ina Online

27/02/2025

Si do të dalë koalicioni VLEN në rrethin e parë të zgjedhjeve lokale, bashkë apo veç e veç?

Siç dihet, koalicionin e përbëjnë katër parti dhe nga të katërtat u përpoqëm të kuptojmë se çfarë plani kanë?

Deputeti i Alternativës, Bekim Sali tha për TV21 se katër partitë do të dalin bashkë, mirëpo ende nuk dihet si do t’i ndajnë komunat.

“-Në zgjedhjet lokale do të dilni bashkë si VLEN në rrethin e parë?
-Po, patjetër, bashkë kemi filluar, bashkë do të vazhdojmë.
-A keni biseduar se si do t’i ndani komunat?
-Jo ende, do të jemi bashkë e dini koalicion 4 partish, kështu që zgjidhje tjetër nuk ka”, tha Bekim Sali, AAA/VLEN.

Edhe Fatmir Sadriu nga radhët e Lëvizjes Besa na tha se në zgjedhje do të dalin bashkë, mirëpo shtoi se krerët e partive ende janë në diskutime.

“Ne si koalicion kemi garuar së bashku në zgjedhjet e fundit parlamentare dhe padyshim që së bashku do të garojmë edhe në zgjedhjet lokale me kandidat më të mirë të mundshëm në 16 komunat që gravitojnë shqiptarët”, tha Fatmir Sadriu, Lëvizja BESA/VLEN.

Pyetëm edhe në ASH-në e drejtuar nga Taravari, por nuk morëm një përgjigje konkrete. Na thanë që për përgjigje ti referohemi qëndrimit të djeshëm të koalicionit, ku shkruajnë se “si Koalicion VLEN akoma nuk i kanë ndarë komunat e as kandidatët që do të prijnë e fitojnë në komunat shqiptare”.

TV21 dje mësoi se Taravari po insiston që në rrethin e parë, katër partitë të garojnë veçmas, ndërsa në rrethin e dytë të bashkojnë forcat si koalicion, por nga ana tjetër, Lëvizja Demokratike, Alternativa dhe Lëvizja Besa, insistojnë që të garojnë si koalicion që në rrethin e parë.

Për këtë përgjigje kërkuam edhe nga LD, por deputetja e Feride Haxhiu nga kjo parti, shmangu të përgjigjet./TV21

TË FUNDIT

Edhe 48 orë burg për Kreshnik Bekteshin!

Gerlach:Spitalet duhet të përgatiten për luftë

Mickoski paralajmëroi hapjen e rasteve të spitali modular në Tetovë dhe Llaskarcës: Ose do të mbijetojmë ne-Maqedonia dhe qytetarët, ose mafiozët!

Shqipëria përshëndet përkushtimin e Taravarit! Ministrja Koçiu shpreh ngushëllime dhe ofron ndihmë për të prekurit nga tragjedia në Koçan!

BDI: Pushteti tragjedinë e Koçanit po e trajton me qasje selektive! Po i mbrojnë të vetët dhe fajtorin e kërkojnë diku tjetër…

“Ka ikur koha kur pyetej Beogradi, ja çka e kemi Kosovën”, ministri kroat i përgjigjet kërcënimeve të Serbisë

ME TE LEXUARA

1

LEXO MË SHUMË