“VLEN ishte mrekullia, solli ndryshimin e gjatëpritur te shqiptarët” – Taravari thotë se edhe sikur “BDI të ishte në Qeveri, do të ishte më keq”

Picture of INA
INA

07/04/2025

Kryetari i Aleancës për Shqiptarët – VLEN, Arben Taravari në Click Plus ka folur për rëndësinë e koalicionit VLEN, transmeton TV21.

Tha se themelimi i tij dhe bashkimi i pesë organizatave politike në një koalicion, paraqet moment historik për shqiptarët në Maqedoninë e Veriut.

“VLEN ishte mrekullia që u krijua para këtij viti. Ishte kombinimi që s’është krijuar asnjëherë që të gjitha partitë opozitare të bëhen bashkë dhe ta sjellim ndryshimin te shqiptarët në #Maqedoni. Katër subjekte plus VV, do të thotë pesë organizime politike që arritën të marrin 107 mijë vota”, tha Taravari.

Pasi arritën të marrin 14 deputetë, VLEN tha Taravari u bë pjesë e Qeverisë dhe me “arritën plot projekte infrastrukturore te shqiptarët”.

Shtoi se edhe sikur BDI të ishte në pushtet, do të ishte më keq.

“Këto 9 muaj arritëm plot projekte infrastrukturore te shqiptarët të cilat parashohin kanalizime, ujësjellës… Arritëm ta zgjerojmë listën pozitive të ilaçeve, projekti i Universitetit të Tetovës, zgjerimi i sheshit “Skënderbe”. Por, për 9 muaj nuk mund të presim të bëhet spektakël. Hipotetikisht, edhe sikur VLEN të mos ishte në Qeveri dhe të ishte BDI, por jam i sigurt se do të ishte më keq, por më mirë nuk do të ishte”, tha Taravari në ClickPlus.

TË FUNDIT

G Bani: Ja pse hyra në Big Brother VIP Albania

Mexhiti: Nuk shoh nevojë për zgjedhje të parakohshme parlamentare

Kreshnik Bekteshi mbetet në paraburgim, regon BDI: Po shkelet çdo parim

Adnan Azizi i përgjigjet BDI-së: Nuk ka nevojë për zgjedhje parlamentare, do të pësoni debakël në zgjedhje lokale

Snopçe: Gostivarin e fitojmë edhe nëse BDI-ja bëhet bashkë me VLEN-in!

VIDEO/Pjesëtari i Grupit të Kumanovës u largua me forcë nga policia në burgun e Idrizovës gjatë takimit me familjarët – flet avokati

ME TE LEXUARA

1

LEXO MË SHUMË