Bujare Abazi nga VLEN: Ja si përfitonte tenderë kompania e lidhur familjarisht me deputetin Elmi Aziri

Picture of INA
INA

13/09/2024

“Sot fillojmë me një seri konferencash për shtyp, ku do t’i prezantojmë opinionit informacione që përbëjnë dyshime të bazuara për korrupsion politik, në regji të figurave të shquara të ashtuquajturit Front Europian, me në krye Ali Ahmetin dhe Ziadin Selën”, tha Bujare Abazi nga koalicioni VLEN ne konferencen e sotme per media.

“Bëhet fjalë për skandale serioze, të cilat ndër të tjera do të zbulojnë metodat me të cilat BDI dhe Artan Grubi kanë vepruar për të siguruar ndikim politik, ku ky i fundit ka qenë zbatuesi direkt i të gjitha skenarëve të korrupsionit politik.
Në këtë konferencë për shtyp do të publikojmë informacione për tenderët e fituar nga kompania e lidhur familjarisht me deputetin e Frontit Europian, Elmi Aziri, i cili ka qenë një nga mbështetësit më të zëshëm të koalicionit mes Ziadin Selës dhe Ali Ahmetit. Artan Ajruli paraqitet si pronari i kompanisë RITRON KOPI DOOEL, import-eksport Kumanovë, i cili është nipi i bashkëshortes së Elmi Azirit.
Kjo kompani gjatë vitit 2022, për vetëm tre muaj ka fituar dy furnizime publike në Lotarinë Shtetërore ku drejtor ka qenë Përparim Bajrami, dora e djathtë e Artan Grubit.
Furnizimet kanë të bëjnë me pajisje kompjuterike, stacione grafike dhe TV për tërheqjen e lotarisë, si dhe televizorë për instalimin e lojërave elektronike.
Vlera totale vetëm për këto dy furnizime përmes Lotarisë Shtetërore, së bashku me anekset, arrin rreth 3 milionë denarë.
Vini re, këto janë informacione vetëm nga një institucion.
Ky informacion skandaloz është konfirmim i drejtpërdrejtë se BDI ka sunduar si organizatë kriminale në rrjetin e së cilës janë kapur ata që politikën e perceptojnë si mundësi për pasurim personal dhe familjar.
Të nderuar, shihni pra ironinë!
Kuadrot e Ziadin Selës dhe Ali Ahmetit, të cilët gjatë ditës në mënyrë të rreme mbrojnë qytetarët nga lojërat e fatit, kanë përfituar pikërisht nga bizneset me kazinotë.
Kryetari i degës në Bogovinë, Safet Miftari, është arrestuar për organizim kriminal të lojërave të fatit në internet, kompania familjare e deputetit Elmi Aziri ka marrë tenderë nga Lotaria Shtetërore.
Mezi presim që Fronti Europian të dalë më në fund në mejdan me anëtarësinë e tyre. Na intereson shumë kur do t’u shpjegojnë se mijëra njerëz i lanë pa status profesional të zgjidhur, vetëm për t’i shantazhuar për vota para zgjedhjeve, ndërsa funksionarët e tyre grabisnin çdo gjë që u vinte në dorë. Pason përgjegjësia, drejtësia do të arrijë të gjithë ata që kanë mëkatuar para ligjeve.
Do të ketë përgjegjësi; drejtësia do t’i arrijë të gjithë ata që kanë shkelur ligjet”, u shpreh Abazi.

TË FUNDIT
60 minuta
Janevska: Të gjithë kemi obligim të ndihmojmë që të rinjtë të qëndrojnë në Maqedoni
1 orë
Venera Latifi-Azizi, femra e parë shqiptare zëdhënëse e Qeverisë së Maqedonisë së Veriut
1 orë
Bilalli-Zendeli: Thaçi do të veprojë si opozitë, do të vazhdojë të konsultohet me Ali Ahmetin
2 orë
Arrestohet personi i dyshuar për zjarrvënie në bodrumin e Komunës së Tetovës
2 orë
Në shkollën fillore të Moranës vazhdon bojkotimi i mësimit

ME TE LEXUARA

1 ditë
Thaçi nuk gjen më vend në “krahët” e Frontit Evropian?!
1 orë
Bilalli-Zendeli: Thaçi do të veprojë si opozitë, do të vazhdojë të konsultohet me Ali Ahmetin
1 ditë
Mickoski: Për të gjithë studentët së shpejti do të japim vauçerë për tabletë, vlera 250 euro
19 orë
Mexhiti: Zbutja e ndikimit të ndryshimeve klimatike, prioritet i qeverisë
1 ditë
Zjarri në objekt të Komunës së Tetovës, Dauti: Nuk kemi konstatuar ende se cili material është djegur dhe çfarë është ende ekzistues
4 orë
Mickoski: Kur të ketë detaje të reja me Bullgarinë, do ta njoftoj opozitën

LEXO MË SHUMË

vesna-janevska-780x439

Janevska: Të gjithë kemi obligim të ndihmojmë që të rinjtë të qëndrojnë në Maqedoni

5a3fcac5-f00a-4f76-bcef-10558a3fc7a3

Venera Latifi-Azizi, femra e parë shqiptare zëdhënëse e Qeverisë së Maqedonisë së Veriut

Bilalli-zendeli

Bilalli-Zendeli: Thaçi do të veprojë si opozitë, do të vazhdojë të konsultohet me Ali Ahmetin

Komuna-e-Tetoves-5

Arrestohet personi i dyshuar për zjarrvënie në bodrumin e Komunës së Tetovës

moran shkolla

Në shkollën fillore të Moranës vazhdon bojkotimi i mësimit

murtezani

Murtezani: VLEN ka dhënë afat gjashtë mujor për ndryshimet kushtetuese, aktualisht jemi në muajin e katërt

burim latifi

Drejtori i MEPSO-s, Burim Latifi: Ja faktet që demantojnë akuzat e rrejshme të BDI-së

menduh thaci

“Izën”, Thaçi konfirmon negociatat e Frontit me VMRO-në për hyrje në Qeveri

besar durmishi

Durmishi: Njëqind ditë të dedikuara plotësisht për mbështetjen e biznesit dhe mbrojtjen e standardit të qytetarëve

INFO

NA NDIQ