VLEN: Javën e ardhshme do të organizojmë debat publik për Ligjin për përfaqësim të drejtë

Picture of ina-online
ina-online

01/10/2024

Propozim ligji për përfaqësim të drejtë është gati. Kështu u përgjigjën nga koalicioni VLEN për Portalb.mk lidhur me atë se në çfarë faze ndodhet ky ligj i cili pritet të “zgjidhë” çështjen e përfaqësimit etnik nëpër institucione.

Nga VLEN thonë se javën në vazhdim planifikojnë të organizojnë debat publik.

“Pas të cilës propozim ligji do të futet në procedurë parlamentare”, thanë nga VLEN.

Në ndërkohë dje (30 shtator 2024Ministria e Administratës Publike dërgoi udhëzim nëpër institucionet shtetërore që procedura për punësim në institucionet e sektorit publik mund të vazhdojë nëse në shpalljen publike nuk shënohet përkatësia e komunitetit të kandidatit dhe kandidati nuk obligohet të tregojë përkatësinë e tij në komunitet.

Kjo erdhi pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese për ngrirjen e mjetit “balancues”.

“Procedura tashmë e filluar për punësim në institucionet e sektorit publik ndërpritet nëse shpallja publike është bërë në përputhje me aktet, gjegjësisht dispozitat e përfshira në pikën 1 të vendimit të Gjykatës Kushtetuese, d.m.th nëse në shpalljen publike theksohet përkatësia ndaj një komuniteti, ose nëse kandidati detyrohet që në aplikacion të tregojë përkatësinë në një komunitet”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Administratës Publike.

Gjykata Kushtetuese më 18 shtator 2024 vendosi masën e përkohshme për moszbatimin e dispozitave për përkatësinë etnike gjatë punësimit në sektorin publik.

Derisa të vendosin nëse “balancuesi” është kushtetues apo jo, ai do të qëndrojë i ngrirë.

Lënda për “balancuesin” u hap pas një iniciative të dorëzuar nga përbërja e vjetër e Komisionit Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit (KSHPK) për ta rishqyrtuar mjetin “balancues”, sepse ishin të mendimit se me të bëhen abuzime gjatë punësimit.

Zëvendëskryeministri i parë dhe ministri i mjedisit jetësor dhe planifikimit hapësinor, Izet Mexhiti, i cili është pjesë e koalicionit qeverisës “VLEN” ka theksuar se shqiptarët nuk humbasin asgjë me heqjen e këtij mekanizmi.

Sipas tij, gjatë formimit të Qeverisë së re, marrëveshja politike mes “VLEN”-it dhe partnerëve nga VMRO-DPMNE ka qenë që “balancuesi” të avancohet në ligj për përfaqësim adekuat të komuniteteve pakicë.

Kryeministri Hristijan Mickoski ka vlerësuar se vendimet e Gjykatës Kushtetuese nuk duhet të komentohen.

TË FUNDIT
2 orë
Moti sot në Maqedoninë e Veriut
2 orë
Maqedonia e Veriut sot përballë Armenisë, optimizëm për fitore
2 orë
Ligji për përfaqësim të drejtë fillimisht në debat publik, pastaj në Komisionin e Venecias
2 orë
Deputeti Halil Snopçe zgjidhet kryetar i Degës së ASH-së në Gostivar
2 orë
BGNES: Beogradi thotë se eliminoi Korridorin 8 dhe po ndërtohet Korridori 10 Beograd-Shkup-Athinë

ME TE LEXUARA

1 ditë
Qytetarët e Maqedonisë së Veriut mund ta padisin shtetin shkaku i ajrit të ndotur
20 orë
Lefkov: BDI si Qeveri e përkrahu heqjen e balancuesit, tani vetëm po manipulon me popullin
3 orë
6 miliardë euro, BE-ja pranë finalizimit të mjeteve për Ballkanin Perëndimor
1 ditë
Balanceri dhe punësimet e BDI-së
16 orë
Mickoski: Ka kaluar koha e 'balancuesit', të gjendet mekanizëm ligjor
2 orë
BGNES: Beogradi thotë se eliminoi Korridorin 8 dhe po ndërtohet Korridori 10 Beograd-Shkup-Athinë
1 ditë
Mexhiti takoi Lulzim Bashën

LEXO MË SHUMË

moti-1

Moti sot në Maqedoninë e Veriut

Maqedonia bardhi

Maqedonia e Veriut sot përballë Armenisë, optimizëm për fitore

administrata-600x360-1

Ligji për përfaqësim të drejtë fillimisht në debat publik, pastaj në Komisionin e Venecias

halil snopce arben taravari

Deputeti Halil Snopçe zgjidhet kryetar i Degës së ASH-së në Gostivar

korridori 8 dhe 10

BGNES: Beogradi thotë se eliminoi Korridorin 8 dhe po ndërtohet Korridori 10 Beograd-Shkup-Athinë

euro

6 miliardë euro, BE-ja pranë finalizimit të mjeteve për Ballkanin Perëndimor

Moti_26-780x470-1

Moti sot në Maqedoni

AHMETI

Ahmeti takohet me ambasadorin bullgar Radukov. Mickoski e porositi: Mos iu vardis fqinjëve

alex salmond

Ish-ministri i Parë i Skocisë vdes teksa mbante fjalim në Maqedoninë e Veriut

INFO

NA NDIQ