VLEN: Jemi të përkushtuar për dinjitetin dhe mirëqenien e çdo qytetari!

Picture of INA
INA

13/09/2024

VLEN përmes një komunikate përkujton se kuadrot e saj nuk janë vetëm përfaqësues të popullit por shërbëtor të çdo qytetari të këtij vendi.

“Koalicioni VLEN, nga dita e parë në qeveri, ka treguar se fjalët nuk janë të mjaftueshme – veprat janë ato që i japin zë ndryshimit! Me një përkushtim të palodhur dhe të palëkundur, kuadrot e VLEN-it janë në vijën e parë të betejës për popullin, duke dëshmuar se ata nuk janë thjesht përfaqësues, por shërbëtorë të çdo qytetari të këtij vendi. Pensionistët, një prej shtresave më të ndjeshme të shoqërisë, do të përfitojnë nga një rritje prej 5.000 denarëve, duke filluar me 2.500 denarë nga shtatori, duke u dhënë mbështetjen që meritojnë për një pleqëri të denjë”, thuhet në njoftimin e VLEN-it.

Nga ky koalicion përpos rritjes së pensioneve theksojnë se janë të përkushtuar edhe në përmirësimin e sistemit shëndetësorë, duke theksuar dhe barnat e reja në listën pozitive.

“Në fushën e shëndetësisë po ndodh një transformim i madh. Nga 16 shtatori, pacientët do të kenë qasje në nëntë barna të reja nga lista pozitive, një listë e cila nuk ishte përditësuar për një dekadë të tërë. Kjo reformë e rëndësishme përmirëson ndjeshëm kujdesin shëndetësor dhe lehtëson barrën financiare për mijëra qytetarë. Gjithashtu, mbi 84.000 të punësuar në administratën shtetërore do të marrin shpërblimin e merituar prej 11.000 denarë përmes K-15, një masë që nuk është thjesht ndihmë ekonomike, por një shprehje e qartë e respektit për punën e palodhur të çdo punonjësi. Në këtë paketë mbështetëse përfshihen edhe mësimdhënësit e shkollave – arkitektët e së ardhmes sonë – duke treguar se VLEN nuk harron askënd”, thonë nga VLEN.

Sipas njoftimit koalicioni VLEN i shtyn përpara reformat e nevojshme për përmirësimin e shërbimeve në të gjitha institucionet shtetërore.

“Përmes veprave konkrete, ne po ndërtojmë një të ardhme ku çdo qytetar gëzon sigurinë, dinjitetin dhe mirëqenien që meriton!”, thuhet në komunikatën e VLEN-it.

TË FUNDIT
23 minuta
Dimitrovska: Nga analiza që e kemi bërë konstatuam se kartela e djalit të kryeministrit nuk është paguar me para të shtetit
24 minuta
Më ftohtë në mëngjes, gjatë ditës mot me diell dhe relativisht ngrohtë
12 orë
Mickoski-Scholz: Gjermania mbetet partnere dhe mbështetëse aktive e Maqedonisë së Veriut
12 orë
Akademia e gjykatësve me drejtor të ri
12 orë
Detaje nga të shtënat në Çair, ja për çka bëhet fjalë, 35 vjeçari i plagosur

ME TE LEXUARA

12 orë
Krisma armësh në Çair, një person i plagosur
22 orë
Siljanovska: S’do të lejojmë përplasje luftarake në tokën tonë!
18 orë
Ministri i Kulturës paralajmëron hapjen e dy muzeve në Kalanë e Shkupit
12 orë
Detaje nga të shtënat në Çair, ja për çka bëhet fjalë, 35 vjeçari i plagosur
22 orë
Mickoski, Mucunski, Murtezani dhe Toshkovski në samitin e Procesit të Berlinit
18 orë
“Assesi të zgjidhet mungesa me tekstet shkollore”
12 orë
Akademia e gjykatësve me drejtor të ri
22 orë
Vazhdon sot gjykimi për vrasjen e Vanjës dhe Pançes

LEXO MË SHUMË

Tatjana Dimitrovska

Dimitrovska: Nga analiza që e kemi bërë konstatuam se kartela e djalit të kryeministrit nuk është paguar me para të shtetit

Moti_26-780x470-1

Më ftohtë në mëngjes, gjatë ditës mot me diell dhe relativisht ngrohtë

Mickoski - Scholz

Mickoski-Scholz: Gjermania mbetet partnere dhe mbështetëse aktive e Maqedonisë së Veriut

Drejtesi gjyqi prokurori

Akademia e gjykatësve me drejtor të ri

policia mvr

Detaje nga të shtënat në Çair, ja për çka bëhet fjalë, 35 vjeçari i plagosur

policia shkup naten mpb

Krisma armësh në Çair, një person i plagosur

dimitar gllavcev glavcev

Kryeministri bullgar porosi të qartë për Shkupin edhe nga Samiti i Berlinit

vesna janevska

Janevska për Institutin e gjuhës maqedonase: Kjo Qeveri do të rregullojë atë që është vonuar”

Maksim-Dimitrievski-maksi

Dimitrievski: Nuk janë problem punësimet, por fakti se të rinjtë shqiptarë nuk e flasin maqedonishtën

INFO

NA NDIQ