VLEN ka listën e drejtorive dhe institucioneve tjera, po diskutohet ndarja

Picture of ina-online
ina-online

09/06/2024

Mediat ditëve të fundit publikuan një listë më të gjatë të drejtorive dhe institucioneve të tjera të eshalonit të tretë që koalicioni VLEN do të marrë për t’i drejtuar.

Siç mësohet jozyrtarisht bëhet fjalë për rreth 400 poste udhëheqëse, përfshirë edhe ato në nivel të njësive rajonale në mbarë vendi. Nga ndarja e kulaçit qeveritar, do të përfitoj edhe ZNAM me rreth 100 poste udhëheqëse apo edhe zëvendësa përfshirë njësitë rajonale.

Siç mëson INA, partnerët e koalicionit tashmë po shqyrtojnë ndarjen e posteve qeverisëse dhe përgjegjësive në detyrat që do t’i menaxhojnë.

Sipas marrëveshjes jozyrtare, VLEN do të udhëheq edhe dhjetëra institucione shëndetësore e kulturore, agjenci shtetërore dhe burgje, që do të emërohen në pozitat drejtuese të drejtorit apo zëvendësdrejtorit.

Parimisht VLEN hyn në vendet ku ka pasur kuadro të BDI-së deri më tani, pra do të ketë drejtorë në Qendrën Klinike, deputetë në Fondin e Shëndetësisë dhe Fondin e Pensioneve. Ata do të emërojnë njerëzit e tyre në Zyrën për Inteligjencë Financiare, IRS, Regjistrin Qendror, Agjencinë për Administratë dhe Dogana dhe drejtor në Zyrën për Libra Regjistrues, një pjesë e madhe e të cilëve do të jenë zëvendësdrejtor.

Nga institucionet më të mëdha të kontraktuara, janë dakorduar edhe pozita e zëvendësdrejtorit në MRTV dhe MIA, pozita e drejtorit në NP Kullosat, Agjencia për Informacione të Klasifikuara, Metrologji, si dhe pozita e zëvendësdrejtorit në Pyjet Shtetërore dhe ELEM.

VLEN do të menaxhojë edhe disa teatro, Filharoninë, ndërsa do të emërohet edhe zëvendësdrejtor në Bibliotekën Universitare në Shkup. Nga institucionet e burgjeve merr dy drejtorë dhe tre zëvendësdrejtorë. Pra, kuadro të kësaj partie do të menaxhojnë burgun e Strugës dhe Tetovës, ndërsa zëvendës do të ketë në burgun e Ohrit, Shutkës dhe Kumanovës.(INA)

TË FUNDIT
4 orë
Gjermania nis me këmbë të mbarë, fitore të thellë 5:1 me Skocinë
5 orë
ZNAM e Dimitrievskit caktoi emrat e ministrave
6 orë
Do të marrin nga 2000 euro në muaj, gjithsej 36 ish-deputetë kanë kërkuar dhe kanë marrë apanazh
7 orë
BDI përshëndet dhe mirëpret Vendimin ekzekutiv të Presidentit Bajden për Marrëveshjen e Ohrit dhe të Prespës
7 orë
Me sukses është shmangur një skandal eventual! Siljanovska në Samitin në Shkup e shmangu përdorimin e emrit të shtetit

ME TE LEXUARA

13 orë
Gjithsej 36 ish-deputetë do të marrin apanazh në 12 muajt e ardhshëm
7 orë
Me sukses është shmangur një skandal eventual! Siljanovska në Samitin në Shkup e shmangu përdorimin e emrit të shtetit
17 orë
Presidenti Biden: Mosrespektimi i Marrëveshjes së Ohrit është kërcënim ndaj Amerikës
13 orë
Kuvendi me tre nënkryetarë të rinj, Bendevska nuk u betua me emrin kushtetues
7 orë
BDI përshëndet dhe mirëpret Vendimin ekzekutiv të Presidentit Bajden për Marrëveshjen e Ohrit dhe të Prespës
16 orë
BDI-ja nuk propozoi kandidat për nënkryetar të Kuvendit, Mitrevski, Milloshoski dhe Bendeska kaluan pragun e parë
12 orë
Mbi 50 mijë shqiptarë pritet të ndjekin ndeshjen në Gjermani, ndërkaq italianë më pak se 10 mijë!
1 ditë
“Mendimi i lirë nuk bie ndesh me Kushtetutën”, Presidentja e RMV mbron emrin “Maqedoni” para ministrit grek: Kam të drejtë të shprehem

LEXO MË SHUMË

IMG_3097

Gjermania nis me këmbë të mbarë, fitore të thellë 5:1 me Skocinë

Maksim Dimitrievski

ZNAM e Dimitrievskit caktoi emrat e ministrave

kuvendi-i-rm-dasdasd-800x445

Do të marrin nga 2000 euro në muaj, gjithsej 36 ish-deputetë kanë kërkuar dhe kanë marrë apanazh

BDI selia

BDI përshëndet dhe mirëpret Vendimin ekzekutiv të Presidentit Bajden për Marrëveshjen e Ohrit dhe të Prespës

gordana siljanovska davkova

Me sukses është shmangur një skandal eventual! Siljanovska në Samitin në Shkup e shmangu përdorimin e emrit të shtetit

fronti evropian vlen

Sondazhi i fundit i IPSOS: Koalicioni Vlen 7,8%, Fronti 6,9% (Foto)

ali ahmeti

Ahmeti: Të mos përsërisim gabimet e së kaluarës, ky shtet mund të qëndrojë vetëm në mirëkuptimin në mes shqiptarëve dhe maqedonasve

derivate nafta dizeli benzin

Nga mesnata, shtrenjtohen derivatet e naftës

buka-market

Shtrenjtimi i bukës, qytetarët: Na shtrenjtojnë kafshatën e gojës

INFO

NA NDIQ