VLEN kallëzim penal ndaj ish-krerëve të Entit Shtetëror të Statistikave për manipulim të numrit të shqiptarëve

Picture of Ina Online
Ina Online

02/07/2025

Përfaqësuesi i VLEN-it Fatmir Sabriu, sot në konferencë për shtyp tha se do të dorëzojnë kallëzim penal kundër ish-udhëheqësisë së Entit Shtetëror për Statistikë, personave tjerë në kryesinë e ish-Qeverisë së BDI-së dhe LSDM-së, për siç tha, marrëveshjeve politike në lidhje me regjistrimin e popullsisë.

Siç tha ai, arsyeja për kallëzimin është dyshimi serioz për marrëveshje politike dhe si pasojë e kësaj, falsifikim i rezultateve të Regjistrimit të vitit 2021.

“Pasojat e këtij akti janë të thella: numri i shqiptarëve të paraqitur në shumë fshatra, vendbanime dhe qytete është ulur në mënyrë drastike dhe të vetëdijshme. Me këtë, shqiptarët humbasin shumë të drejta personale dhe individuale (të garantuara me Kushtetutë), siç janë: punësimi, përfaqësimi politik dhe barazia gjuhësore. Po ashtu, edhe institucionet janë vënë në pozitë të marrin vendime për ndarjen e mjeteve dhe fondeve bazuar në të dhëna të gabuara dhe të zvogëluara, me ç’rast qytetarët në shumë komuna janë dëmtuar. Kërkojmë nga Prokuroria Publike të hetojë këto dyshime”.

“Për më tepër, ditëve të fundit funksionarë të lartë të BDI-së kanë pranuar publikisht se “regjistrimi ishte në kuadër të marrëveshjes”, çka e përforcon edhe më shumë dyshimin për një skenar politik të gjithë operacionit. VLEN ndërmerr këtë iniciativë në mbrojtje të ligjshmërisë, barazisë dhe pasqyrës reale statistikore të shtetit. Presim që Prokuroria të hapë menjëherë lëndë, të sigurojë të gjitha provat materiale dhe të zhvillojë një hetim të plotë. Nuk ka kompromis kur preket dinjiteti dhe numri i popullatës tone. Lufta për drejtësi fillon tash dhe do ta vazhdojmë deri në fund, në interes të të gjithë qytetarëve të Republikës së Maqedonisë së Veriut”, thonë nga VLEN.

TË FUNDIT

Arben Fetai vjen me një lajm të mirë: E zgjidhëm…

VLEN i reagon BDI-së për gjuhën shqipe

Aziri: Afrim Gashi po e lejon shkeljen e ligjit për përdorimin e gjuhës shqipe

Rijad Shaqiri: VLEN votoi kundër mbrojtjes së shqipes – Ndryshuan për karrige, jo për dinjitet!

Izet Mexhiti: Ata me shpifje, ne me vepra – Faktet rrëzojnë propagandën!

Ali Ahmeti, thirrje VLEN-it: Braktisni institucionet. Ju tregoj pse

ME TE LEXUARA

1

LEXO MË SHUMË