Sali: Prokuroria të hetojë furnizimin post-zgjedhor me mijëra aparate për kazino! Në xhep të kujt përfunduan gati 10 milionë euro?

Picture of INA
INA

06/08/2024

Deputeti i VLEN, Bekim Sali sot para Prokurorisë Publikë kërkoi që ky institucion të reagojë mbi dëshmitë e dëgjuara për, siç deklarojnë, “korrupsion politik nga kuadrot e BDI-së në Lotarinë e Maqedonisë.

Sipas tij, anëtar të kompanisë “Novo VLT” janë ish-drejtori i Lotarisë Shtetërore, Përparim Bajrami, si dhe Artin Spahiu dhe Omer Bunjaku nga BDI, të cilët, sipas Salit, në periudhë post-zgjedhore kanë nënshkruar prokurim me aparate të vlerë të 19 milionë erove, ndërsa sipas Sali, vlera e tyre në treg është 9 milionë euro.

“Ja ku janë faktet:Sipas këtij Statusi Aktual të lëshuar nga Regjistri Qendror më 4 gusht 2024, SH.A. Llotaria Shtetërore më 31 Mars 2023 nëpërmjet delegimit prej 51% në kapitalin aksionar, regjistroi një video lotari të dytë me emrin NOVO VLT me kapital bazë prej gati 10 milionë euro.Si bartës i aktivitetit dhe bashkëpronar i NOVO VLT, figuron kompania Drushtvo për shërbimet HTL Makedonija DOOEL Shkup. Anëtarë të Këshillit Mbikëqyrës të NOVO VLT janë emëruar, dora e zgjatur e Artan Grubit dhe ish-drejtori i Lotarisë Shtetërore, Përparim Bajrami dhe bashkëpartiakët e tij nga BDI-ja, Artin Spahiu dhe Omer Bunjaku. Sipas kësaj marrëveshje korrnizë – Marrëveshje e Prokurimit Publik, e lidhur ndërmjet NOVO VLT dhe bashkëpronarit dhe themeluesit të HTL, më 13 qershor 2023 ose saktësisht 35 ditë pas zgjedhjeve parlamentare, është planifikuar që në një periudhë prej dy vitesh të prokurohen 1600 terminale video lotarie me një vlerë totale prej gati 19 milionë euro. Për të qenë edhe më të saktë, NOVO VLT, Bordi Mbikëqyrës i së cilës përfshin tre anëtarë të stafit të Artan Grubit, në periudhën paszgjedhore, atëherë kur dihej se BDI po shkonte në opozitë, nga kompani private, gjegjësisht nga themeluesi i dytë, ka prokuruar mijëra pajisje të kazinos, për një periudhë për dy vitet e ardhshme, me një vlerë totale prej gati 19 milionë euro”, thuhet në reagimin e VLEN-it.

Ata Kërkojnë nga Prokuroria Publike të hetojë:

“Cilat janë motivet e këtij prokurimi publik?

A është e vërtetë se në momentin e nënshkrimit të marrëveshjes kornizë– marrëveshjes për prokurimit publik, çmimi i tregut për një terminal të videollotarisë ishte 3800 euro? A është e vërtetë që çmimi individual për një terminal të videollotarisë, që është rënë dakord në marrëveshjen kornizë – marrëveshjes së prokurimit publik, është 10 mijë euro apo 6200 euro më i shtrenjtë se vlera e tij në treg? A është e vërtetë që vlera totale e blerjes kushton 9 920 000 euro më tepër se vlera e tregut të terminaleve të videollotarisë?

Në xhepat e kujt do të përfundojë diferenca prej gati 10 milionë eurosh, vetëm nga ky tender?
Apo është rritur me vetëdije dhe qëllimisht vlera e makinerive të kazinosë për të vjedhur kapitalin bazë të nevojshëm, për të mundësuar hapjen e videollotarisë së re shtetërore?”, pyesin nga VLEN.

Ata thonë se në të njëjtën kohë do të kërkojnë nga Agjencia e Inteligjencës Financiare që të investigojë lidhjet e mundshme të ish-zyrtarëve të BDI-së me persona të dyshimtë nga Serbia fqinje të lidhur me bizneset e kazinove.(INA)

TË FUNDIT
4 orë
Skandal në Gjevgjeli/ Mjeke pa diplomë shtatë vite kishte mjekuar pacientë
4 orë
Për 8 muaj 8.5 milionë turistë vizituan Shqipërinë
7 orë
"Vuçiç po përdor strategjinë e Putin për aneksimin e veriut", Kearns i kërkon qeverisë britanike të fokusohet urgjentisht tek Ballkani
7 orë
Kongresisti amerikan Torres: Historia është në anën e pavarësisë së Kosovës, Vuçiqi është në anën e gabuar të historisë
10 orë
Formohet një departament të ri për krime të rënda

ME TE LEXUARA

15 orë
Për vete tendera milionëshe, për aktivstët rroga mizerie për ti mbajtur në varfëri dhe varësi
20 orë
Moti me vranësira e me reshje shiu
14 orë
Mexhiti: Tabela pa shqipen është tërhequr, ishte porositur në kohën e BDI-së në pushtet
20 orë
Kroacia dhe Serbia mund të rikthejnë shërbimin ushtarak, po ne? “Në Jugosllavi kemi shkuar fëmijë në ushtri, jemi kthyer burra”
12 orë
Durmishi porosi BDI-së: Koha juaj ka marrë fund, me mashtrime dhe gënjeshtra se mbuloni turpin dhe korrupsionin
20 orë
Edhe një afat për autostradën Kërçovë-Ohër
12 orë
BDI: Paaftësia e Vlen-it dhe të qenurit sherbëtorë të VMRO-së, po shkatërron të arriturat kombëtare
19 orë
Shqiptarja nga Sanxhaku i përgjigje Dudiqit: Unë jam shqiptare, gjaku im shqiptar
10 orë
Patriota dhe tradhëtarë, akuza mes LSDM dhe VMRO për kontestin me Bullgarinë

LEXO MË SHUMË

mjeke

Skandal në Gjevgjeli/ Mjeke pa diplomë shtatë vite kishte mjekuar pacientë

ksamil sarande

Për 8 muaj 8.5 milionë turistë vizituan Shqipërinë

Alicia Kearnss

“Vuçiç po përdor strategjinë e Putin për aneksimin e veriut”, Kearns i kërkon qeverisë britanike të fokusohet urgjentisht tek Ballkani

ritchie-torres

Kongresisti amerikan Torres: Historia është në anën e pavarësisë së Kosovës, Vuçiqi është në anën e gabuar të historisë

Drejtesi gjyqi prokurori

Formohet një departament të ri për krime të rënda

gordana siljanovska rumen radev

Patriota dhe tradhëtarë, akuza mes LSDM dhe VMRO për kontestin me Bullgarinë

Ali-Ahmeti-artan-grubi

BDI: Paaftësia e Vlen-it dhe të qenurit sherbëtorë të VMRO-së, po shkatërron të arriturat kombëtare

besar durmishi

Durmishi porosi BDI-së: Koha juaj ka marrë fund, me mashtrime dhe gënjeshtra se mbuloni turpin dhe korrupsionin

IMG_7609

Mexhiti: Tabela pa shqipen është tërhequr, ishte porositur në kohën e BDI-së në pushtet

INFO

NA NDIQ