VLEN: Koha e favorizimeve të fshehta dhe kërkesave të padrejta ka përfunduar

Picture of Ina Online
Ina Online

05/02/2025

Nga koalicioni VLEN në një komunikat për media kanë reaguar në lidhje me deklaratën e Sekretarit për Kulturë të Bashkimit Demokratik për Integrim, Valmir Aziri i cili tha se shqiptarët po përjetojnë diskriminimin më të rëndë kulturor në dy dekadat e fundit. Nga VLEN thonë se gjatë qeverisjes së kaluar fjalën kryesore në kulturë e ka pasur Valmir Aziri dhe siç shtojnë, kultura shqiptare është shfrytëzuar si mjet për përfitime të ngushta personale politike.

Tutje nga VLEN theksojnë se koha e favorizimeve të fshehta dhe kërkesave të padrejta ka përfunduar.

Kumtesa e plotë e koalicionit VLEN.

Gjatë periudhës së qeverisjes së mëparshme, ku fjalën kryesore në kulturë e kishte Valmir Aziri, për vite me radhë, kultura shqiptare është shfrytëzuar si një mjet për përfitime të ngushta personale dhe politike, ndërsa artistët e vërtetë janë lënë pas dore ose janë detyruar të pranojnë kushte të padrejta për të marrë mbështetje.

Janë ngritur shqetësime të mëdha mbi mënyrën se si janë ndarë projektet dhe financimet në Ministrinë e Kulturës, ku në vend të meritokracisë dhe transparencës, kanë dominuar interesat klienteliste dhe praktikat e dyshimta. Ka pasur raste të përsëritura ku individë të lidhur me pushtetin e mëparshëm kanë përfituar në mënyrë të padrejtë, ndërsa artistët e pavarur janë lënë jashtë sistemit.

Kjo situatë ka dëmtuar rëndë zhvillimin e kulturës shqiptare, duke e shndërruar atë në një arenë abuzimesh dhe keqpërdorimesh financiare. Nuk mund të lejojmë që institucionet kulturore të vazhdojnë të jenë burime përfitimi për grupe të caktuara në dëm të interesit të përgjithshëm.

Pyesim publikisht:
– A janë skandalet financiare, si ai në teatrin dhe bibliotekën e Tetovës prej 13 milionë euro, pasqyrë e abuzimeve të vazhdueshme?
– A e ka shndërruar Valmir Aziri ndarjen e projekteve kulturore në një skemë për përfitime personale?
– Ku kanë përfunduar 660 mijë denarët e ndarë për shefin e kabinetit të tij, Arlind Huseini?
– Cila është lidhja e Valmir Azirit me Agjencinë e Filmit dhe në çfarë cilësie ka ndërmjetësuar mes Agjencisë dhe aplikuesve?

Me VLEN në pushtet, ky cikël do të marrë fund. Ne garantojmë se fondet publike do të shpërndahen mbi baza të drejta dhe transparente, duke u fokusuar te cilësia e projekteve dhe mbështetja e vërtetë për artistët shqiptarë. Institucionet kulturore si Shtëpitë e Kulturës në Tetovë, Dibër, Gostivar, Kerçovë, Muzeu i Alfabetit në Manastir, Ansambli Shtetëror i Këngëve dhe Valleve dhe shumë të tjera do të mbështeten në mënyrë të drejtë dhe të paanshme.

Koha e favorizimeve të fshehta dhe kërkesave të padrejta ka përfunduar. VLEN është e vendosur të kthejë dinjitetin dhe drejtësinë në kulturën shqiptare. Artistët nuk do të shantazhohen më, nuk do të kushtëzohen më dhe nuk do të përballen më me padrejtësi. Koha për një kulturë të lirë, të pastër dhe të zhvilluar ka ardhur.

TË FUNDIT

Drenori ia shuan shpresat opozitës: Qeverinë do ta formojë Vetëvendosja, është duke pritur për…

“Kocevski pati kohë për t’u dëshmuar”, Mickoski: Na duhet luftëtar i pa kompromis me krimin

“Fëmija edhe pse pa ndjenja, lëshohet nga Spitali” – të afërmit insistojnë të hospitalizohet, ndërhyn policia e Tetovës!

Edhe Kasami kërkon dorëheqjen e Al Ahmetit nga politika

Shefja e misionit të BE-së:Vuçiq dhe Grenell kanë ndërhyrë në zgjedhjet e Kosovës

Vizita dhe fjalimi i Dodikut, Fronti Evropian kërkoi sqarime nga Stoillkoviqi

ME TE LEXUARA

1
Drenori ia shuan shpresat opozitës: Qeverinë do ta formojë Vetëvendosja, është duke pritur për...
1
“Kocevski pati kohë për t’u dëshmuar”, Mickoski: Na duhet luftëtar i pa kompromis me krimin
1
“Fëmija edhe pse pa ndjenja, lëshohet nga Spitali” – të afërmit insistojnë të hospitalizohet, ndërhyn policia e Tetovës!
1
Edhe Kasami kërkon dorëheqjen e Al Ahmetit nga politika
1
Shefja e misionit të BE-së:Vuçiq dhe Grenell kanë ndërhyrë në zgjedhjet e Kosovës

LEXO MË SHUMË