VLEN: Konstruktiviteti i mbrëmshëm e zbuti retorikën radikale të BDI-së

Picture of Ina Online
Ina Online

08/06/2024

VLEN përmes një komunikate thekson se “është mirë që një pjesë e BDI-së për çështjen e riorganizimit të ministrive tregoi se mund të jetë opozitë konstruktive.

“Pas bojkotit të votimit për Afrim Gashin bashkë me partinë “E Majta”, ky është një hap i vogël drejt pranimit të realitetit. Ligji për përfaqësimin e drejtë të bashkësive etnike në organet e administratës shtetërore është pjesë e marrëveshjes së koalicionit ndërmjet VMRO-DPMNE-së dhe VLEN-it, e cila do të përmbajë mekanizma që do të zëvendësojnë balancuesin brenda afatit të arsyeshëm. Themelimi i komisionit parlamentar ad hok të kryesuar nga deputeti i opozitës është një hap i mirë në forcimin e kontrollit të pushtetit legjislativ mbi pushtetin ekzekutiv. VLEN-i shpreh kënaqësinë që thirrjet tona drejtuar disa deputetëve të BDI-së dhanë rezultate. Asnjë karrierë personale nuk është më e rëndësishme se e ardhmja e sigurt e shqiptarëve në BE. Organizimi i ri i Qeverisë do të mundësojë shkallë më të madhe të efikasitetit në realizimin e qëllimeve të përbashkëta programore, që është në interes të të gjithë qytetarëve të Maqedonisë së Veriut”, thekson VLEN.(INA)

TË FUNDIT

Koncerti i Gjestit, Oriola Marashi për pak sa nuk përmend emrin e Xhenetës

VLEN: Futja shkelmin një partie që fatin ia ka lënë në dorë “të përjetshmit” Bujar Osmani!

Vrasja në Bit Pazar, LSDM: Me Toshkovskin në krye të MPB-së, qytetarët nuk ndihen të sigurtë

LIVE/ Bota i jep lamtumirën Papa Françeskut, nis riti i varrimit të Atit të Shenjtë! Arkivoli vendoset në sheshin e Shën Pjetrit

INATI SHQIPTAR në Portën e Stambollit!

Qoku: Shqiptarët në Maqedoni nuk kanë qenë kurrë më mirë, le të themi, sesa në 17-18 vitet e fundit

ME TE LEXUARA

1

LEXO MË SHUMË