Nga VLEN sot kanë komentuar deklaratat e Kreshnik Bekteshit nga BDI në Daily Click në TV21. Nga VLEN thonë se BDI nuk reformohet dot, deri sa në parti janë disa individë.
Sa më shumë kalon koha, aq më shumë po dalin në shesh të vërtetat për BDI-në! Kreshnik Bekteshi e tha troç: Artan Grubi ka qenë eksponenti kryesor i kësaj partie! A po bëjnë veting me një të arratisur? A është ende Grubi kumbar i korrupsionit që drejton BDI-në nga bunkerët e hajnisë?! BDI nuk reformohet dot, sepse është vetë problemi! Si mund të ketë ndryshim në një parti ku Artan Grubi, Ramiz Merko, Blerim Bexheti, Musa Xhaferi dhe gjithë tufa e tyre janë simbol i korrupsionit? Piskamat e tyre për “deshqiptarizim” s’kanë të bëjnë me shqiptarët, por me frikën nga humbja e privilegjeve dhe përballja me drejtësinë! Këta një herë premtuan veting dhe ia lanë në dorë Artan Grubit – si përfundoi? U mbyll pa asnjë fryt! Shqiptarët e kanë kuptuar: BDI nuk reformohet! Shqiptarët e zakonshëm i linin me kontrata, kurse familjarët e BDI-së i punësonin me rroga të majme. Kjo është “reforma” e tyre!”, thonë nga VLEN.
VLEN: Kreshnik Bekteshi e tha troç, Artan Grubi ka qenë eksponenti kryesor i partisë! BDI nuk reformohet dot


INA
21/02/2025
TË FUNDIT