VLEN, kritika të ashpra ndaj Bujar Osmanit

Picture of INA
INA

21/02/2024

Koalicioni VLEN thotë se me gjasë BDI-ja do ta kandidojë Bujar Osmanin për president të shtetit, por sipas opozitës shqiptare Osmani nuk mund të jetë kandidati i shqiptarëve. VLEN akuzon Osmanin se po e mbyll mandatin e shefit të diplomacisë pa realizuar qoftë edhe një vizitë të vetme në Kosovë dhe pa dënuar sulmin terrorist në Banjskë. Opozita shqiptare gjithashtu hedh dyshime për përfshirjen e Osmanit në korrupsion.

“Sikur të mos mjaftonte kjo qasje indiferente ndaj Kosovës dhe interesave shqiptare në rajon, ai – si ministër i njohur edhe më parë me afera korruptive – nuk la e pa ngjyer lugën në korrupsion edhe duke qenë ministër i Punëve të Jashtme. Ishte ngjarja e organizimit të samitit të OSBE-së në Shkup që e zbardhi prirjen e tij korruptive, për çka edhe vetë e pranoi dhe kërkoi falje, ndërsa jo më pak të dyshimta kanë qenë edhe tenderët e realizuar me kompaninë “Eurovia”, si dhe ato për makinat që janë përdorur për samitin e OSBE-së. Sidoqoftë, këto dhe të dhënat e tjera që do t’i publikojmë ditëve në vazhdim janë dëshmi e bollshme për ta kuptuar se gjithkush nga BDI-ja mund të ishte i pranueshëm si shqiptar, por Bujar Osmani nuk mund të jetë kandidat i shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut”, deklaroi Amir Elezi, koalicioni VLEN. /Alsat.mk

TË FUNDIT

Sondazh i News24, si do të votojnë shqiptarët më 11 maj!

Gjesti bënë paraqitjen më interesante pas daljes nga shtëpia, me lule në kokë

Ja çfarë ndodhi me taksistin që u ngjit mbi veturë për ta penguar “merimangën

Trupat amerikane a po largohen nga Kosova, ja çka thotë zëvendës-shefja e NATO-s, Sheqerinska

“Jam ndjerë i ofenduar”/ G Bani: Danja, një provinciale që donte të bëhej qytetare

Ndahen Egli dhe Gjesti, e bëjnë publike?

ME TE LEXUARA

1

LEXO MË SHUMË