VLEN: Kulla dhe simboli i korrupsionit të BDI-së dhe të kreut të saj Ali Ahmeti

Picture of INA
INA

29/12/2024

VLEN përmes një komunikate sot theksoi se brenda një muaji, u shkatërrua kulla e ndërtuar për dy dekada me krim dhe korrupsion.

Rastet e mëposhtme, të gjitha të demaskuara vetëm gjatë muajit të fundit, flasin vetë:

1.Departamenti Amerikan i Shtetit shpalli Artan Grubin non grata, duke e cilësuar person të padëshirueshëm.

2.Ministria e Brendshme bastisi shtëpitë e Grubit dhe Bajramit, të akuzuar për keqpërdorimin e miliona eurove, që janë para të qytetarëve.

3.Era e korrupsionit rrënoi tendat e tyre të rreme, gjuha shqipe nuk u prek.

4.Arratisjen e shohin si rrugë shpëtimi. Pasi dëbuan qytetarët, tani po përgatiten për të paketuar valixhet dhe për t’u larguar nga vendi. Të parët ishin Grubi dhe Bajrami, ndërsa të tjerët kanë një këmbë brenda dhe një këmbë jashtë vendit.

5.Ramiz Merkos iu mor pasaporta.

6. Dogjën vetura dhe lokale, por harruan se as tymi i atij zjarri nuk i mbulon krimet e tyre. Tashmë ka filluar djegia e partisë nga rrënjët.

7.Viktimizim i të rinjve shqiptarë, duke i përfshirë në djegie flamujsh.

8.Korrupsion i hetuar në Shtëpinë e Kulturës, me miliona euro të shpërdoruara nga buxheti i shtetit.

9.Korrupsion masiv në Lotarinë Shtetërore.

10. Më e rënda, demaskim i pastër se kishin kryer shërbim të pistë për kriminelin, Sasho Mijallkov.

Tentim serioz për rikthimin e Nikolla Gruevskit, përmes një plani konkret dhe të organizuar.
Çdo minutë që këta shërbëtorë të ndyrë kanë qëndruar në pushtet ka shkaktuar dëme të pariparueshme për shqiptarët dhe dinjitetin tonë kombëtar. Ata, me tërë qenien e tyre, kanë qenë të vendosur në shërbim të Mijallkovit dhe Gruevskit.

Mbi qindra akte diskriminuese dhe poshtëruese ndaj shqiptarëve janë realizuar nga një grup njerëzish që operojnë nën logon e një partie tashmë të shpallur non grata: BDI”, thekson VLEN. (INA)

TË FUNDIT

Veprimtari nga SHBA me paralajmërim të fortë: Ja pse zgjedhjet e 9 shkurtit janë më të rëndësishmet që nga paslufta!

John Ratcliffe konfirmohet në krye të CIA-s

Taipi numëron projektet infrastrukturore për 2025, nga projektimi për Tetovë-Prizren deri tek segmenti dytë Bllacë-Shkup

BDI: VLEN dje thanë se s’ka më ndikim në gjyqësor, sot fajësojnë prokurorët e së kaluarës

Edhe një tjetër dron për Gjestin, ky është mesazhi që i erdhi

Sërish keqtrajtohen të burgosurit e rastit “Kumanova”

ME TE LEXUARA

1

BDI: VLEN dje thanë se s'ka më ndikim në gjyqësor, sot fajësojnë prokurorët e së kaluarës
1
Edhe një tjetër dron për Gjestin, ky është mesazhi që i erdhi

LEXO MË SHUMË