VLEN: LEVICA fija e fundit e kashtës për “shpëtimin” e AKI-së!

Picture of INA
INA

27/10/2025

Koalicioni VLEN përmes një komunikate theksojnë se fitorja e VLEN-it në Çair, Saraj, Haraçinë, Zhëlinë, Tearcë dhe epërsia në Tetovë, Bogovinë, Dibër, Strugë, Bërvenicë e Dollnen zhveshën përfundimisht patriotizmin e rremë të treshes në agoni Ahmeti–Taravari–Sela.

“Pas çdo disfate vjen shpërthimi i nervozës, dhe këtë e pamë te Ali Ahmeti. I rrëzuar nga froni, ai doli të fyejë shqiptarët. Filloi me “zagarë” dhe përfundoi me “Gazimestan”. Ky është Ali Ahmeti i vërtetë pa filtrin e propagandës dhe pa teleprompterin e Grubit. Fitorja e VLEN-it në Çair, Saraj, Haraçinë, Zhëlinë, Tearcë dhe epërsia në Tetovë, Bogovinë, Dibër, Strugë, Bërvenicë e Dollnen zhveshën përfundimisht patriotizmin e rremë të treshes në agoni Ahmeti–Taravari–Sela. Dhe ja ku përfunduan në përqafim me partinë pro-ruse dhe anti-NATO Levica. Kjo është fija e fundit e kashtës së shpëtimit për Ali Ahmetin, Zijadin Selën dhe Arben Taravarin”, thuhet në njoftimin e VLEN-it.

Sipas VLEN kandidati i AKI-së, Arsim Dalipi, që premtoi të tërhiqej nga gara nëse kishte një votë më pak se Mendi Qyra, dhe gënjeu publikisht, sot është në koalicion të hapur me partinë e Apasievit.

“VLEN prej kohësh kishte paralajmëruar takimin e emisarit të Ali Ahmetit, Krenar Llogës, me Dimitar Apasievin, si pjesë e planit për ta dëmtuar në rrethin e parë kandidatin e pavarur të mbështetur nga VLEN, Mendi Qyra. Sot gjithçka po del në shesh. Arsim Dalipi, me “referendumin” në dorë dhe me “kauzën kombëtare” në gojë, bashkë me “patriotët” Taravari dhe Sela, po e dëshmojnë më mirë se kurrë se kauza e tyre s’ka qenë asnjëherë shqiptare. Sepse kush përqafohet me Levicën, i kthen shpinën NATO-s, Perëndimit dhe vetë shqiptarëve”, thonë nga VLEN.

TË FUNDIT

“Faton Peci shpërthen pas fyerjeve në ‘Debat Plus’: Kallëzim penal ndaj Ekrem Llukës, Lirim Mehmetajt dhe Ermal Pandurit

Dorëheqje, me kordinim a pa kordinim!

A po kërkon Arben Gashi dorëheqjen e Abdixhikut, çka po paralajmëron ai?

Sevdail Demiri dhe Resul Shabani shpallen fitues të çmimit shtetëror ”22 Nëntori”

Përfundon numërimi pas verifikimit të votave në Mitrovicë, ky është fituesi

Ja kush pritet ta jetë pasuesi i Memli Krasniqit si kryetar i PDK-së (FOTO)

ME TE LEXUARA

1

LEXO MË SHUMË