VLEN: Mbështetje të parezervë për Gashin dhe thirrje që Kushtetuesja mos të hap “Kutinë e Pandorës”

Picture of INA
INA

01/09/2024

Trupi Koordinues politik i koalicionit VLEN u mblodh sot në një takim pune ku u diskutuan disa çështje me rëndësi të veçantë për të ardhmen e Republikës së Maqedonisë së Veriut.

Në qendër të diskutimeve ishte interpelanca e parashtruar ndaj kryetarit të Kuvendit të Maqedonisë së Veriut, Afrim Gashi, dhe deklaratat e fundit të kryetarit të Gjykatës Kushtetuese në lidhje me Ligjin për Përdorimin e Gjuhëve dhe balansuesin.
Pas diskutimeve të thelluara, Trupi Koordinues i VLEN-it arriti në këto dy konkluzione të rëndësishme:

1. Trupi Koordinues i VLEN-it e vlerëson interpelancën ndaj kryetarit të Kuvendit si një eksperiment politik të pakuptimtë dhe një përpjekje për destabilizim. Ne shprehim mbështetje të parezervë dhe unanime për kryetarin Afrim Gashi, duke theksuar se kjo interpelancë është një sulm i drejtpërdrejtë ndaj institucioneve shtetërore dhe integrimit euro-atlantik të vendit. Kjo është një iniciativë e parashtruar nga partia anti-NATO, “LEVICA”, me mbështetje të hapur nga LSDM dhe të fshehur nga BDI, të cilat në fakt po testojnë një koalicion opozitar të zgjeruar në dëm të interesave strategjike.ж

2. Trupi Koordinues i VLEN-it pa dashur të ndërhyjë në punët e Gjykatës Kushtetuese e vlerëson si të rrezikshme dhe të papranueshme nismën e tyre për të vlerësuar kushtetutshmërinë e Ligjit për Përdorimin e Gjuhëve. Ne vlerësojmë se kjo iniciativë, e cila buron nga forca të njohura për qëndrimet e tyre kundër NATO-s, nuk është asgjë më shumë se një përpjekje për grusht shteti me eksperimente juridike. Nëse një iniciativë e tillë pranohet, hapet Kutia e Pandorës për të gjitha arritjet kyçe të shtetit, duke përfshirë edhe ndryshimin e emrit kushtetues, i cili gjithashtu u realizua pa nënshkrimin e presidentit të atëhershëm, Gjorge Ivanov, e që mundësoi anëtarësimin në NATO. Një akt i tillë do të minonte stabilitetin dhe sovranitetin e Republikës së Maqedonisë së Veriut, duke kërcënuar seriozisht orientimin e saj euro-atlantik.

Koalicioni VLEN do të mbrojë me vendosmëri dhe pa kompromis integritetin e institucioneve të shtetit dhe interesat e qytetarëve të Maqedonisë së Veriut, duke qëndruar fuqishëm kundër çdo përpjekjeje për të dëmtuar rrugën euro-atlantike të vendit.

TË FUNDIT
29 minuta
“Branitellat”, Mickoski: LSDM-ja e propozoi ligjin për të krijuar tensione etnike
30 minuta
Dioqeza deklarohet për Kishën në Gallatë: Banorët një herë u dëmtuan në 2001, të gjendet zgjidhje paqësore në kuadër të ligjit
1 orë
Zbardhet rasti i plagosjes së 25-vjeçarit në Haraçinë
2 orë
Si u kthye Maqedonia e Veriut, fabrikë e prodhimit të lajmeve të rreme
2 orë
Lista/ Këta janë të akuzuarit për terrorizëm në rastin Banjska

ME TE LEXUARA

1 ditë
Moti sot në Maqedoninë e Veriut
15 orë
Grubi: Me ne ligji i branitellave nuk kaloi
24 orë
Zgjerohet lista pozitive, ilaçet e reja janë për tension, sëmundje të zemrës, demencë
2 orë
Mbi 67 milionë njerëz e shikuan debatin Trump – Harris
20 orë
VLEN: Është e papranueshme të bëhen avancime për “Branitellat”, pa u miratuar Ligj për ish-pjesëtarët e UÇK-së!
1 ditë
Komunikacioni në Maqedoni, nuk ka vonesa në pikat kufitare
15 orë
VLEN: Nuk do të lejojmë miratimin e Ligjit të branitellave nëse ai nuk është në paketë me Ligjin për zgjidhjen e statusit të luftëtarëve të UÇK-së
24 orë
Mickoski për tensionet në Vrapçisht: Janë pjesë e planit për të mbjellë urrejtje etnike

LEXO MË SHUMË

Hristijan Mickoski

“Branitellat”, Mickoski: LSDM-ja e propozoi ligjin për të krijuar tensione etnike

isen shabani

Dioqeza deklarohet për Kishën në Gallatë: Banorët një herë u dëmtuan në 2001, të gjendet zgjidhje paqësore në kuadër të ligjit

Haracina-780x439-1

Zbardhet rasti i plagosjes së 25-vjeçarit në Haraçinë

fake news

Si u kthye Maqedonia e Veriut, fabrikë e prodhimit të lajmeve të rreme

grupi banjska radojcici

Lista/ Këta janë të akuzuarit për terrorizëm në rastin Banjska

deputetet vlen 2

VLEN: BDI dhe LSDM nxitojnë të sjellin ligjin e “branitellave” për të shpëtuar nga korrupsioni politik

mexhiti izet voa

Mexhiti: Gjuha shqipe është dhe mbetet për përdorim zyrtar (VIDEO)

tramp haris

Mbi 67 milionë njerëz e shikuan debatin Trump – Harris

wizzair

Wizzair do të ndërpres linjat nga Këlni për në Shkup dhe Tiranë

INFO

NA NDIQ