VLEN: Më të unifikuar se kurrë, ditët në vijim zhvillime të reja

Picture of Ina Online
Ina Online

18/05/2025

VLEN përmes një komunikate thekson se po e konfirmon sot më shumë se kurrë unitetin e tij politik dhe institucional.

“Të gjitha partitë dhe përfaqësuesit tanë janë të sinkronizuar në vizion, qëllime dhe vendime. VLEN është një trup i bashkuar që vepron me përgjegjësi ndaj qytetarëve dhe me vendosmëri në skenën politike.

Përpjekjet e BDI-së për të shkaktuar tërmet brenda VLEN-it përmes Taravarit kanë dështuar plotësisht. Tentativa për përçarje është shndërruar në një bumerang politik për vetë autorët e saj. Kjo dëshmon se VLEN nuk është një koalicion i rastësishëm, por një projekt serioz politik me themel të fortë dhe me vizion të qartë për të ardhmen.

Sot, VLEN garanton stabilitet me numra në qeveri, duke qenë një shtyllë e rëndësishme e shumicës parlamentare dhe e rrugës së re të qeverisjes që po vendoset në vend. Jemi të përkushtuar për të avancuar interesin shqiptar, për të luftuar korrupsionin dhe për ta bërë shtetin funksional për të gjithë qytetarët”, thuhet në komunikatë.

Më tej paralajmërohet se në ditët dhe javët në vijim priten zhvillime të reja politike, që do ta forcojnë më tej rolin udhëheqës të VLEN-it në bllokun shqiptar dhe pozicionim si forcë avangarde të ndryshimit në skenën politike shqiptare.

“VLEN nuk trembet nga tronditjet e vjetra politike. VLEN është vetë tërmeti që po e rrëzon sistemin e kalbur të BDI-së dhe po sjell frymën e re të përfaqësimit dinjitoz, të ndershëm dhe të guximshëm”, thuhet në fund të komunikatës.(INA)

TË FUNDIT

34 vjeçari nga Haraçina sulmohet fizikisht në lagjen Aerodrom

Elmi Aziri: A do të galvanizohet ligji i përfaqësimit?

Gjendet shëndosh e mirë 4-vjeçarja që u zhduk në plazhin e Golemit

Kjo është përmbajtja e Ligjit për Përfaqësim të Drejtë

Mendi Qyra shpall kandidaturën e pavarur për Kryetar të Komunës së Strugës – Mbështetje e fuqishme nga biznesi dhe qytetarët

“Bashkimi 2002” nis përgatitjet për provimin e brezit të zi – 10 garues drejt titullit mjeshtër

ME TE LEXUARA

1

LEXO MË SHUMË