VLEN: Ndalëm deformimin e shënimit të Marrëveshjes Kornizë të Ohrit përmes koncerteve banale të Grubit

Picture of INA
INA

10/08/2024

VLEN thotë se kanë ndalur deformimin e shënimit të Marrëveshjes Kornizë të Ohrit përmes koncerteve banale të Grubit, dhe bën institucionalizimin e kësaj date, me aktivitete serioze dhe me peshë politike!

“BDI po përpiqen në mënyrë të ulët të keqinformojnë dhe manipulojnë qytetarët shqiptarë në lidhje me buxhetin për shënimin e Marrëveshjes Kornizë të Ohrit.

Për të qenë të qartë për të gjithë qytetarët dhe për të shmangur çdo keqinformim apo manipulim: organizimi i manifestimit të Marrëveshjes Kornizë të Ohrit fillimisht ishte përgjegjësi e Sekretariatit për Implementimin e Marrëveshjes së Ohrit, më pas kaloi në përgjegësi të Ministrisë së Sistemit Politik dhe Marrëdhënieve mes Bashkësive, ndërsa këtë vit, ky manifestim i rëndësishëm është përfshirë në programin qeveritar, dhe koordinator i këtij manifestimi është Zëvendëskryeministri i Parë, z. Izet Mexhiti.

Për shkak se funksionarët e BDI buxhetin e kanë harxhuar duke drekuar e darkuar nëpër restorante të shtrenjta, organizimi për shënimin e kësaj ngjarjeje historike në vendin tone, mbulohet tërësisht nga buxheti i Sekretariatit gjeneral pranë Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut. Pra, po bëjmë institucionalizimin e kësaj ngjarjeje në kuadër të Qeverisë së RMV.

Në politikë nuk janë gjithmonë të rëndësishme mjetet financiare, por idetë, vullneti, përkushtimi. VLEN pa harxhime po organizon seancë solemne qeveritare vetëm për një arsye të vetme, SHËNIMI I 13 GUSHTIT DITËS SË NËNSHKRIMIT TË MARRËVESHJES KORNIZË TË OHRIT, i cili do të udhëhiqet nga kryeministri Mickoski dhe zv. kryeministri i parë Mexhiti. Ky është hap cilësor.

Ditëve në vijim do të dalim me agjendën e plotë të aktiviteteve.

Ngjarjet dhe datat që janë të rëndësishme për shqiptarët kemi për qëllim t’i institucionalizojmë dhe jo t’i partizojmë. Rrjedhimisht, jemi kundër çdo tentative për përçarje dhe keqinformimi të shqiptarëve”, thuhet në reagimin e VLEN-it. (INA)

TË FUNDIT
7 orë
Kryeparlamentari Gashi priti në takim ambasadorin bullgar, Radukov
7 orë
Murtezani: Tani është momenti i shkëlqyer për të ecur shpejt drejt BE-së
7 orë
Konviktet po presin studentët mes renovimeve dhe tollovisë
11 orë
Debat për të rinjtë dhe politikën, “Sistemi, shpërnguli të rinjtë nga RMV”
11 orë
Blerant Ramadani: VLEN po përballet me gabimet dhe dështimet e BDI-së, do të avancojmë shumë çështje në interes të shqiptarëve

ME TE LEXUARA

20 orë
Bullgaria alarmon: Të ndalen fyerjet dhe provokimet nga Shkup
16 orë
FOTO/ Kush është ish-ministri që shpenzoi mijëra euro për luks dhe dreka
11 orë
Mickoski: Më s‘mund të pranojmë ultimatume, nëse ka vullnet, ka edhe mënyrë
20 orë
Partia Lëvizja Turke: Është keqpërdorur “balancuesi”, qeveria të fokusohet në gjetjen e një modeli të ri
15 orë
Komuna e Gostivarit siguron 340 mijë euro për uljen e ndotjes së ajrit

LEXO MË SHUMË

gashi afrim radukov ambasador bullgar

Kryeparlamentari Gashi priti në takim ambasadorin bullgar, Radukov

orhan murtezani

Murtezani: Tani është momenti i shkëlqyer për të ecur shpejt drejt BE-së

konvikt

Konviktet po presin studentët mes renovimeve dhe tollovisë

shkupi sheshi

Debat për të rinjtë dhe politikën, “Sistemi, shpërnguli të rinjtë nga RMV”

blerant blerand ramadani

Blerant Ramadani: VLEN po përballet me gabimet dhe dështimet e BDI-së, do të avancojmë shumë çështje në interes të shqiptarëve

gjykata kushtetuese

Mbledhjet e përgjithshme të Gjykatës Supreme do të jenë publike

Hristijan Mickoski

Mickoski: Më s‘mund të pranojmë ultimatume, nëse ka vullnet, ka edhe mënyrë

Arben-Taravari

Taravari: BDI, Levica dhe shoqata e Selës po e sulmojnë shtetin përmes Gjykatës Kushtetuese

izet mexhiti

Mexhiti: Balancuesi do të avancohet në ligj, shqiptarët do të fitojnë më tepër

INFO

NA NDIQ