VLEN: Në MPB, 44 shqiptarë të punësuar dhe 40 të tjerë të avancuar në pozita të rëndësishme

Picture of INA
INA

15/06/2025

Koalicioni VLEN tha se deri tani, 44 shqiptarë janë të punësuar në MPB dhe 40 të tjerë janë avancuar në pozita të rëndësishme, që siç thotë, janë shembje e murit të diskriminimit institucional dhe jo vetëm shifra. VLEN tha se po ndërtojnë një administratë që pasqyron fytyrën reale të këtij vendi.

“Po ndodh një përthyerje historike në institucionet e shtetit jo me zhurmë, por me punë të palodhur dhe vendosmëri të hekurt! Në Ministrinë e Punëve të Brendshme, aty ku për vite me radhë shqiptarët ishin vetëm numra pa zë, VLEN po sjell drejtësi dhe përfaqësim real. Deri më tani, janë: 44 shqiptarë të punësuar, 40 shqiptarë të avancuar në pozita të rëndësishme në strukturat e MPB-së!

Këto nuk janë thjesht shifra, janë shembje e murit të diskriminimit institucional, që u ngrit me përkujdesje nga ata që sot sillen si kujdestarë të interesit kombëtar. Po flasim për të njëjtët që për 20 vjet sunduan MPB-në dhe lanë shqiptarët jashtë saj!

Sot, VLEN është duke korrigjuar padrejtësitë historike, duke ndërtuar një administratë që pasqyron fytyrën reale të këtij vendi.

Po u themi qartë: Koha e tyre ka mbaruar! Koha e frikës ka mbaruar! Koha e injorancës institucionale ka marrë fund!

VLEN është përgjigjja e shqiptarëve të lodhur nga premtimet boshe! VLEN është alternativa që nuk lyp më, por vendos! VLEN është fuqia që e ka marrë përgjegjësinë dhe po e mban fjalën, me punë, jo me propagandë!

Dhe për fund, një mesazh për ata që na shikojnë nga dritaret e frikës e korridoret e nostalgjisë: VLEN nuk luftohet me thashetheme. VLEN nuk ndalet me shpifje. VLEN nuk rrëzohet me statusa. VLEN është populli, dhe kur populli qeveris, pushteti është bekim, jo plaçkë”, thotë VLEN!

TË FUNDIT

BDI: VLEN-i dhe bixhozi, premtuan mbyllje totale, sollën prani totale!

ASH: Nuk ndalohen as bastet pranë shkollave, FLEN flet pa e lexuar ligjin

Filipçe konfirmoi se ka vizë të artë për Dubai: Ja si e ka marrë

Pse Struga me ofertë dhe çmime më të lira se Ohri?

VLEN : Qeveria jonë për një ditë realizoi më shumë për shqiptarët sesa BDI gjatë një mandati të tërë

Netanyahu thotë se operacionet ushtarake ndaj Sirisë mund të zgjerohen

ME TE LEXUARA

1

LEXO MË SHUMË