VLEN: Një hap konkret drejt rrugës Tetovë–Prizren!

Picture of INA
INA

25/04/2025

Koalicioni VLEN njofton se është themeluar grupi i përbashkët punues mes Maqedonisë së Veriut dhe Kosovës për projektin strategjik të ndërtimit të rrugës Tetovë–Prizren! Sipas VLEN-it ky është një projekt që prej vitesh ka qenë ëndërr për qytetarët dhe tani po kalon në realitet me hapa konkretë.

“Me formimin e këtij grupi, nisim një fazë të re atë të veprimit dhe angazhimit! Përmes këtij projekti do të lidhim dy qytete historike dhe do lehtësojmë lëvizjen e qytetarëve. Pjesë e këtij grupi punës nga koalicioni VLEN është zëvendësministrja e Transportit, Kaltrina Zekolli Shaqiri, e cila do të mbikëqyrë dhe shtynë përpara të gjitha procedurat e nevojshme, me qëllim që ky projekt të fillojë sa më shpejt dhe të ecë me ritëm të pandalshëm. Ne jemi në veprim për ndryshim! Jo për premtime, por për rezultate të prekshme. Sepse qytetarët meritojnë projekte që ndikojnë drejtpërdrejt në jetën e tyre, dhe kjo rrugë është një ndër më të rëndësishmet”, thuhet në njoftimin VLEN-it.

Raportohet se emrat e anëtarëve të grupit janë tashmë të përzgjedhur nga të dyja palët. Në vijim pritet koordinim i ngushtë dhe hapa të shpejtë drejt fazës së projektimit dhe më pas zbatimit në terren.

“Dëshmi e seriozitetit të punës sonë është edhe dokumenti formal i nënshkruar, ku janë emëruar anëtarët e grupit punues. Buxheti për fazën e projektimit të tunelit, tashmë është i ndarë në buxhetin vjetor të shtetit tonë, gjë që garanton stabilitetin financiar dhe vullnetin për ta çuar këtë projekt deri në fund. Rruga Tetovë–Prizren do të bëhet realitet!”, thuhet në komunikatën e lëshuar nga VLEN.

TË FUNDIT

Pse Kurti nuk e ka uruar ende Edi Ramën për fitoren në zgjedhje

Siljanovska Davkova telefonon Zelenskyn: Mbështesim përpjekjet për përfundimin e luftës

“Fuqia Ushtarake në Botë: Ku qëndron Maqedonia e Veriut?”

Osmani, Mickoskit: Duhet të dëgjosh mesazhet e Costas dhe aleatëve të tjerë, nuk ka plan B

“Nuk ka rrugë të shkurtër për ju”, Kallas kritika Vuçiç: Nuk kishe pse shkoje te Putin

Kallas thotë se BE ka nisur t’i heq masat ndaj Kosovës

ME TE LEXUARA

1

LEXO MË SHUMË