Një delegacion i lartë i koalicionit VLEN, në përbërje Izet Mexhiti, Bilall Kasami, Zeqirija Ibrahimi dhe Halil Snopçe takuan sot ministrin e jashtëm turk, Hakan Fidan, i cili po qëndron në vizitë zyrtare në Maqedoninë e Veriut.
“Përfaqësuesit e koalicionit VLEN e njoftuan ministrin Fidan për rrjedhat e përgjithshme politike në vend, rolin kontnstruktiv që e kanë ministrat e VLEN-it në këtë qeveri, si dhe për relacionet që i ka koalicioni VLEN me turqit në Maqedoninë e Veriut. Përkitazi me këtë, drejtuesit e VLEN-it theksuan se pavarësisht se në cilin kamp janë partitë turke në Maqedoni, koalicioni VLEN është edhe përfaqësues i inetresave turke në vendin tonë. Ministri Fidan, nga ana e tij, e uroi koalicionin VLEN për përfaqësimin në pushtetin ekzekutiv dhe për kontributin politik që e japin për demokracinë dhe jetën pluraliste në vendin tonë”, thuhet në njoftimin e VLEN.(INA)