VLEN: Një zë për fitoren e 2 nëntorit

Picture of INA
INA

31/10/2025

Nga koalicioni VLEN në një postim në Facebook shprehen se fitorja e 19 tetorit ishte kthesa e madhe në komunat shqiptare. Nga Çairi e Saraji, te Haraçina, Zhelina e Tearca shqiptarët folën me një zë, zërin që zgjodhi shpresën dhe punën në vend të mashtrimit.

Që atë ditë, fryma e ndryshimit po rritet përditë nga Tetova në Dibër, nga Bogovina në Bërvenicë, nga Struga në Studeniçan e deri në Dollnen. Më dy nëntor, shqiptarët do ta përmbyllin këtë kapitull me krenari, duke vulosur me votë besimin se ky vend mund të drejtohet ndryshe, me punë e përgjegjësi.

Në Tetovë, Bilall Kasami është shembulli i një udhëheqjeje që punën e ka mision. Në Bogovinë, arkitekti Feti Abazi po shtron themelet e një politike të re. Në Bërvenicë, Haqim Ramadani po e fiton zemrat e njerëzve me thjeshtësi dhe ndershmëri. Në Dibër, Fisnik Mela po sjell frymën e qytetarisë dhe të politikës me karakter. Në Strugë, Mendi Qyra po bashkon qytetin me qetësi e besim. Në Studeniçan, Azem Sadiku mishëron përvojën, besimin dhe afërsinë me njerëz. Në Dollnen, Blerim Islami po frymëzon të rinjtë se koha e mundësive dhe shpresës është tani, thonë nga VLEN-i.

Kjo është vala e re që po bashkon shqiptarët në gjithë vendin. Shqiptarët e kanë thënë fjalën e tyre dhe ajo fjalë VLEN. Dhe më 2 nëntor, ajo do të buçasë më fort se asnjëherë. Një Zë që VLEN për numrin 7.

TË FUNDIT

PZAP: S’ka rivotim në Mitrovicë, shuhen shpresat e PDK-së

Distria Krasniqi e jashtëzakonshme, e artë në Zagreb

Big Brother rikthehet në Top Channel, por me një ‘fytyrë’ të re

E FUNDIT: Kallëzim penal kundër ministrit në detyrë të Financave, Hekuran Murati, për keqpërdorim të detyrës zyrtare!

VLEN finalizon listën: Ja ndryshimet ministrore dhe pozitat kyçe që pritet të ndërrohen

FOTO/Dafina Zeqiri surpizohet nga bashkëshorti, i dhuron makinë “Rolls Royce” me vlerë rreth gjysmë milioni euro

ME TE LEXUARA

1

LEXO MË SHUMË