VLEN: Nuk do të lejojmë miratimin e Ligjit të branitellave nëse ai nuk është në paketë me Ligjin për zgjidhjen e statusit të luftëtarëve të UÇK-së

Picture of INA
INA

11/09/2024

Nga koalicioni VLEN nërpërmjet një komunikate lëshuar mediave thonë se BDI dhe LSDM janë të lexuar. Nga ky koalicioni theksojnë se deklarata e Blerim Bexhetit është një konfirmim se sponsorizuesi kryesor i propozimit të sotëm të LSDM-së është BDI, përcjell TV21.

Tutje nga Koalicioni VLEN shtojnë se nuk do të lejojnë miratimin e Ligjit të branitellave nëse ai nuk është në paketë me Ligjin për zgjidhjen e statusit të luftëtarëve të UÇK-së

“Deklarata e Blerim Bexhetit është një konfirmim se sponsorizuesi kryesor i propozimit të sotëm të LSDM-së është BDI. Ligji i branitellave është shkruar në Reçicë të Vogël dhe i është dhënë LSDM-së për zbatim me qëllim të vetëm – të shkaktojë tensione ndëretnike. Opozita maqedonase dhe shqiptare po tërheqin lëvizje nga frika e ndjekjes penale për korrupsion politik. Imagjinoni, pas 7 vjetësh në pushtet dhe fuqinë për të zgjidhur çështjet e hapura, tani në 100 ditët e para vendosën të abuzojnë me vitin 2001 për të mbrojtur pasurinë e fituar në mënyrë të paligjshme.

Blerim Bexheti, në vend që të luajë rolin e naivit, le ta pyesë Talat Xhaferin për procedurat parlamentare, pasi ai udhëhoqi procesin e krijimit dhe miratimit të kësaj Rregulloreje në mandatin e mëparshëm të deputetëve. Koalicioni VLEN nuk do të lejojë miratimin e Ligjit të branitellave nëse ai nuk është në paketë me Ligjin për zgjidhjen e statusit të luftëtarëve të UÇK së.

Manipulimet e BDI-së janë të lexuara dhe askush më nuk bie në kurthet e tyre. Nuk ka ikje nga përgjegjësia!

Kujtojmë se edhe në përbërjen e kaluar parlamentare u votua rendi I ditës për të njëjtin ligj, i cili hyri në procedurë kuvendore, kur u shkarkuan edhe ministrat e Aleancës për Shqiptarët. Pra, kjo nuk është hera e parë që ky ligj hyn në procedurë parlamentare, por rezultati do të jetë i njëjtë”, thonë nga koalicioni VLEN.

TË FUNDIT
21 minuta
Kasami së bashku me ambasadorin e Shqipërisë shpërndanë abetaren e unifikuar: Do të punojmë që edhe librat tjerë të harmonizohen me Kosovën dhe Shqipërinë
30 minuta
Si Erdogan shantazhon Evropën me refugjatët sirianë
2 orë
“Jetimat e Ballkanit” dorëzojnë dy shtëpi në Kërçovë
2 orë
Shqiptarët "zero" përfaqësim në Qytetin e Shkupit, Fetai: Arsovska poshtëroi parnterin e saj BDI-në
3 orë
Daravellski, ish-shefi i doganës dikur i dënuar për kriminalitet, rikthehet aksionar dhe pronar biznesesh

ME TE LEXUARA

1 ditë
Udhëheqësia e FC Strugës sulmohet në ndeshjen kundër Vardarit /FOTO
1 ditë
Profesori amerikan i jep disa ide ShBA-së, “për ta korrigjuar dështimin diplomatik në Ballkan”
1 ditë
Tre të vdekur në rrugën Gjilan-Prishtinë, vetura përfundoi në Liqenin e Badovcit
4 orë
Lufta shkatërruese e Izraelit në Gazë - në shifra
3 orë
Opozita në shesh kundër qeverisë-Mbi 1 mijë forca policie “blindojnë” Tiranën
3 orë
Daravellski, ish-shefi i doganës dikur i dënuar për kriminalitet, rikthehet aksionar dhe pronar biznesesh

LEXO MË SHUMË

kasami meidani

Kasami së bashku me ambasadorin e Shqipërisë shpërndanë abetaren e unifikuar: Do të punojmë që edhe librat tjerë të harmonizohen me Kosovën dhe Shqipërinë

erdogan

Si Erdogan shantazhon Evropën me refugjatët sirianë

halil kastrati

“Jetimat e Ballkanit” dorëzojnë dy shtëpi në Kërçovë

qyteti-shkupit

Shqiptarët “zero” përfaqësim në Qytetin e Shkupit, Fetai: Arsovska poshtëroi parnterin e saj BDI-në

dragan-daravelski

Daravellski, ish-shefi i doganës dikur i dënuar për kriminalitet, rikthehet aksionar dhe pronar biznesesh

protesta-pd-opozita-tirane

Opozita në shesh kundër qeverisë-Mbi 1 mijë forca policie “blindojnë” Tiranën

gaza palestina izrael

Lufta shkatërruese e Izraelit në Gazë – në shifra

policia kosoves

Tre të vdekur në rrugën Gjilan-Prishtinë, vetura përfundoi në Liqenin e Badovcit

server

Profesori amerikan i jep disa ide ShBA-së, “për ta korrigjuar dështimin diplomatik në Ballkan”

INFO

NA NDIQ