VLEN pas vendimit të Kushtetueses: BDI tentoi të fshijë mërgatën shqiptare, por dështoi

Picture of Ina Online
Ina Online

26/06/2025

Koalicioni opozitar VLEN ka reaguar pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese që rrëzon interpretimin e regjistrimit të popullsisë nga viti 2021, duke e cilësuar këtë vendim si një fitore të së drejtës dhe të diasporës shqiptare.

Sipas VLEN, qeverisja e kaluar BDI-LSDM ka kryer një nga veprimet më të dëmshme dhe fyese për diasporën shqiptare përmes mënyrës se si u realizua regjistrimi i fundit i popullsisë. Ata theksojnë se ishte një proces i manipuluar, ku mërgata shqiptare u trajtua si qytetare e dorës së dytë.

“Qeverisja e kaluar, përmes Entit të Statistikave dhe në bashkërendim me strukturat politike të BDI-së, krijoi kategori të dyfishta ‘rezidente’ dhe ‘jorezidente’, duke përjashtuar mërgimtarët nga pesha reale politike dhe demografike që ata përfaqësojnë,” thuhet në reagimin e VLEN.

Sipas tyre, ky ishte një akt i qëllimshëm politik për të zvogëluar rolin e shqiptarëve në jetën institucionale të vendit, i bërë për interesa të ngushta partiake.

VLEN kritikon edhe qëndrimin aktual të përfaqësuesve të BDI-së, të cilët, sipas tyre, përpiqen të arsyetojnë një padrejtësi të hapur ndaj mërgatës, duke përdorur “argumente të stërholluara por të zbrazëta”.

“Dëmi është bërë, por ne do ta korrigjojmë kudo ku është e mundur,” thekson VLEN, duke e cilësuar vendimin e Gjykatës Kushtetuese si një sinjal të qartë se shteti nuk mund të sillet me arrogancë ndaj qytetarëve të vet, pavarësisht se ku jetojnë.

VLEN premton angazhim të plotë për të garantuar përfaqësimin dhe përfshirjen e plotë të diasporës shqiptare në jetën politike dhe institucionale të vendit, duke e konsideruar këtë si një prioritet të padiskutueshëm në programin e tyre politik.(INA)

TË FUNDIT

BDI: VLEN-i dhe bixhozi, premtuan mbyllje totale, sollën prani totale!

ASH: Nuk ndalohen as bastet pranë shkollave, FLEN flet pa e lexuar ligjin

Filipçe konfirmoi se ka vizë të artë për Dubai: Ja si e ka marrë

Pse Struga me ofertë dhe çmime më të lira se Ohri?

VLEN : Qeveria jonë për një ditë realizoi më shumë për shqiptarët sesa BDI gjatë një mandati të tërë

Netanyahu thotë se operacionet ushtarake ndaj Sirisë mund të zgjerohen

ME TE LEXUARA

1

LEXO MË SHUMË