VLEN: Të zbardhet se kush ka përgjegjësinë për korrupsionin me lotarinë, përmend emra

Picture of ina-online
ina-online

19/09/2024

VLEN përmes një komunikate ka kërkuar institucionet të veprojnë dhe të zbardhin siç thonë skandalin me lotarinë e Maqedonisë së Veriut, gjegjësisht pas anulimit të kontratës me kompaninë “HEJ DOOEL”, përcjell INA.

“Me anulimin e kontratës mes kompanisë “HEJ DOOEL” dhe Lotarisë Shtetërore, i hapet rruga përgjegjësisë së të gjithë atyre që përfituan përmes kësaj skeme korrupsioni. I bëjmë thirrje prokurorisë dhe instancave të tjera që të ndërmarrin hapat e duhur për zbardhjen e plotë të këtij skandali të turpshëm, që ka shkaktuar dëme të mëdha në shoqërinë tonë. Artan Grubi, si kreu i këtij sistemi të prishur, dhe Perparim Bajrami, krahu i tij i djathtë në industrinë e kumarit, janë simbole të një perandorie të ndërtuar mbi korrupsion, që cenon të drejtat e qytetarëve të ndershëm të këtij vendi”, thekson VLEN.

Më tej thuhet se “këta persona, të lidhur ngushtë me kryesinë e BDI-së, projektuan dhe operuan një rrjet të strukturuar për pasurim personal për veten dhe të afërmit e tyre.”

“Ne jemi të bindur se kjo është vetëm maja e ajsbergut. Për çdo hap të bërë drejt shkatërrimit të kësaj perandorie të ndërtuar mbi bixhoz dhe korrupsion, organeve të rendit dhe prokurorisë u është hapur dera për të vënë përpara drejtësisë ata që e kanë ndërtuar këtë skemë. Kthim mbrapa nuk ka! Ne do të luftojmë deri në fund këtë epidemi bixhozi dhe skemat korruptive të kazinomanëve politikë. Artan Grubi dhe Përparim Bajrami, bashkë me të gjithë ata që kanë përfituar përmes kësaj rruge të ndyrë, do të japin llogari para drejtësisë dhe para popullit. Koha e pandëshkueshmërisë ka përfunduar!”, thuhet në komunikatën e VLEN. (INA)

TË FUNDIT
3 minuta
Janevska: Të gjithë kemi obligim të ndihmojmë që të rinjtë të qëndrojnë në Maqedoni
4 minuta
GAZA PAS NJË VITI LUFTE: Vdekje, shkatërrim dhe dëshpërim
23 minuta
Kazinot në Maqedoni: Argëtimi që u bë kërcënim për shoqërinë?!
32 minuta
Bilalli-Zendeli: Thaçi do të veprojë si opozitë, do të vazhdojë të konsultohet me Ali Ahmetin
57 minuta
Arrestohet personi i dyshuar për zjarrvënie në bodrumin e Komunës së Tetovës

ME TE LEXUARA

24 orë
Alban Maliqi emërohet Konsull Nderi i Meksikës në Republikën e Maqedonisë së Veriut
3 orë
Rastet “Alfa” dhe “Monstra”, Kasami: Do të ketë rishikim të të gjithë atyre proceseve
1 ditë
Kryeministri serb Vuçeviq për vizitë zyrtare në Shkup
21 orë
Mickoski: Të gjithë studentët do të marrin vauçer prej 250 eurove, për blerje të telefonit, kompjuterit ose tabletit
4 minuta
GAZA PAS NJË VITI LUFTE: Vdekje, shkatërrim dhe dëshpërim
1 ditë
Mickoski me nderime të larta shtetërore priti homologun serb, Millosh Vuçeviq
6 orë
"Rasti i Kumanovës", "Monstra" dhe arrestimet me fletëarreste në takimin Haxhiu-Filkov

LEXO MË SHUMË

vesna-janevska-780x439

Janevska: Të gjithë kemi obligim të ndihmojmë që të rinjtë të qëndrojnë në Maqedoni

gaza palestina izrael

GAZA PAS NJË VITI LUFTE: Vdekje, shkatërrim dhe dëshpërim

kazino lotari

Kazinot në Maqedoni: Argëtimi që u bë kërcënim për shoqërinë?!

Bilalli-zendeli

Bilalli-Zendeli: Thaçi do të veprojë si opozitë, do të vazhdojë të konsultohet me Ali Ahmetin

Komuna-e-Tetoves-5

Arrestohet personi i dyshuar për zjarrvënie në bodrumin e Komunës së Tetovës

moran shkolla

Në shkollën fillore të Moranës vazhdon bojkotimi i mësimit

murtezani

Murtezani: VLEN ka dhënë afat gjashtë mujor për ndryshimet kushtetuese, aktualisht jemi në muajin e katërt

burim latifi

Drejtori i MEPSO-s, Burim Latifi: Ja faktet që demantojnë akuzat e rrejshme të BDI-së

menduh thaci

“Izën”, Thaçi konfirmon negociatat e Frontit me VMRO-në për hyrje në Qeveri

INFO

NA NDIQ