VLEN: Përshëndesim dhe mirëpresim rikthimin e Aleancës për Shqiptarët në frontin e ndryshimit

Picture of INA
INA

26/05/2025

VLEN në një postim në Facebook shpreh mirëseardhjen dhe mirënjohjen më të sinqertë për të gjithë ata eksponentë të Aleancës për Shqiptarët që, në momente të rëndësishme për të ardhmen e shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut, zgjodhën të qëndrojnë aty ku u takon me dinjitet: përkrah qytetarëve dhe pjesë e projektit të ndryshimit.

Ky vendim i tyre nuk është thjesht një qëndrim politik, është një akt i përgjegjësisë qytetare, një kontribut i çmuar në procesin e transformimit të thellë që kemi nisur së bashku. Në një kohë kur interesat personale dhe pazaret e mbyllura tentuan të deformojnë vullnetin e 107 mijë votuesve shqiptarë, këta përfaqësues treguan se nuk mund të blihet apo tjetërsohet integriteti politik.

Deputetë, ministra, drejtorë, funksionarë të lartë partie, kryetarë degësh, drejtues të forumeve rinore dhe të forumit të gruas, aktivistë nga të gjitha trevat po artikulojnë qartë dhe pa ekuivok që nuk janë me klanin dhe planin e Ali Ahmetit, por me qytetarët, me shpresën dhe me projektin e ndryshimit.

Aleanca për Shqiptarët e vërtetë, ajo që ka lindur nga nevoja për një përfaqësim të drejtë dhe dinjitoz të shqiptarëve, sot po gjen veten aty ku e ka vendin natyral, në krah të VLEN-it dhe të qytetarëve që besojnë në ndryshim.

Ky bashkëpunim i ri nuk është vetëm një rreshtim politik. Ai është një bashkim energjish, vlerash dhe përkushtimi për një të ardhme më të mirë për të gjithë. Ai është dëshmi se asgjë nuk mund të ndalë një projekt që buron nga zemra e qytetarit dhe që synon barazi, drejtësi dhe dinjitet për çdo shqiptar.

VLEN është sinonim dhe realitet i ndryshimit historik. Kemi nisur një proces të pakthyeshëm për të sjellë shpresën aty ku është shuar, për t’i dhënë zë atyre që janë injoruar, dhe për ta kthyer shtetin në shërbim të qytetarit.
Mirë se vini në shtëpinë e përbashkët të ndryshimit!

TË FUNDIT

“Largohuni për të mbijetuar”, Irani nis valë të re sulmesh me raketa ndaj Izraelit

Takim për projekte të përbashkëta – Ali Ahmeti pret ministrin Liburn Aliu

Karl Gega, inxhinieri shqiptar që ndërtoi hekurudhën e parë malore në botë (VIDEO)

Osmani pas samitit të SEECP: BE të heqë sanksionet, qytetarët nuk duhen mbajtur peng

Samiti i SEECP në Tiranë, Begaj: Serbia dhe Bosnja refuzuan deklaratën përfundimtare (VIDEO)

Xhaka drejt Milanit pas bisedës me Taren, pritet marrëveshja me “aspirinat”

ME TE LEXUARA

1

LEXO MË SHUMË