VLEN: Po ia këpusim krahët oktapodit të krimit, bixhozi e kazinot po marrin fund sikurse BDI-ja!

Picture of Ina Online
Ina Online

11/06/2025

VLEN thekson se në përmbushje të njërit prej zotimeve më të rëndësishme që e dhamë para qytetarëve, sot ka paraqitur rezultatet konkrete në luftën tonë kundër industrisë kriminale të lojërave të fatit.

“Do të bllokohen edhe 173 faqe interneti të cilat ofronin në mënyrë të paligjshme lojëra fati. Dhe bashkë me 53 faqet e bllokuara një muaj më parë ky numër shkon në 226. Brenda vetëm një viti, kemi arritur ta ulim me 40% veprimtarinë e lojërave të fatit në vend, një hap i madh që tregon vendosmërinë tonë për të mos bërë kompromis me askënd.

Këto nuk janë vetëm statistika, janë jetë të shpëtuara, familje të mbrojtura, dhe një hap përpara drejt një shoqërie më të shëndoshë. Aty ku më parë ishin kazino pranë shkollave, pranë lagjeve të banuara, pranë jetëve të fëmijëve tanë, sot po vendosim rregull, ligj dhe dinjitet.
U bëjmë apel të gjithë qytetarëve, sidomos përdoruesve të mëparshëm të këtyre platformave ilegale, që sa më shpejt të tërheqin mjetet e tyre të depozituara dhe të mos bien pre e e-mailave manipulues që i nxisin të vazhdojnë të luajnë në këto faqe ilegale dhe të pasigurta.
BDI mjaft ka luajtur me fatin e shqiptarëve, ne po ia japim fund asaj loje të ndyrë. Për vite me radhë, strukturat e BDI-së kanë toleruar, ushqyer dhe mbrojtur industrinë e kazinove, duke e kthyer në një mjet për pasurim të paligjshëm dhe për kontroll të njerëzve të dëshpëruar. Ata e kthyen varfërinë në biznes dhe luajtën bixhoz me jetën e shqiptarëve”, thekson VLEN.

Nga ky koalicion theksuan se janë zotuar që të çrrënjosin këtë sistem kriminal, dhe këtë po e bëjnë.

“Nuk po flasim më për premtime, por për veprime konkrete. Nuk po luftojmë me fjalë, por me masa të qarta, ligje të ashpra dhe zbatim real. VLEN nuk është pjesë e sistemit të vjetër, VLEN është garancia që ndryshimi po ndodh. Ne do të vazhdojmë me vendosmëri, derisa çdo kazino, çdo bastore ilegale dhe çdo rrjet i lojërave të fatit të mbyllet përfundimisht. Kjo është një betejë për të ardhmen për fëmijët tanë, për rininë tonë dhe për shoqërinë që e meritojmë.

Kazinoja nuk është zhvillim, është shkatërrim. Kazinoja nuk është progres, është plagë. Ne jemi këtu për t’i mbyllur, jo për t’i mbrojtur. Sigurojmë qytetarët se lufta kundër krimit të organizuar, korrupsionit dhe lojërave të fatit nuk do të ndalet. Po ua këpusim krahët oktapodëve që për shumë kohë kanë pasur privilegjin të jenë mbi ligjin.VLEN është ndryshe. VLEN është me qytetarët. VLEN është për të ardhmen. Krimi nuk do të ketë strehë, dhe loja me jetën e qytetarëve ka marrë fund”, thuhet në komunikatë.(INA)

TË FUNDIT

“Për të ikur nga DUI duhet guxim, kaçik…” – Saranda Imeri thumbon Blerim Bexhetin

Çfarë është “bomba bunker” me të cilën SHBA mund ta godasë Iranin?

Gentian Toshkezi, ndër neurokirurgët më të mirë shqiptar në Amerikë

Jasir Asani drejt një klubi tjetër, por afër Koresë së Jugut

Nikollovski: Po bisedojmë me Britaninë që të hiqen viza

Noterët kërkojnë rritje të çmimeve për shërbimet për shkak të kostove të rritura dhe tarifave të vjetra

ME TE LEXUARA

1

LEXO MË SHUMË