VLEN: Proamerikaznimi i rremë i BDI-së e ka emrin “Sergej Llavrov mysafir i Bujar Osmanit”

ina-online
ina-online

18/03/2024

Opozita shqiptare VLEN akuzoi sot BDI-në për proamerikanizëm të rremë.

“Sa më shumë që kalon koha gjithnjë e më shumë po bindemi se slogani i BDI-së, “Po Europës – jo Rusisë”, në vete fsheh një frikë nga droja e zbulimit të lidhjeve të vërteta ruse të Bashkimin Demokratik për Integrim. Duke dashur të shtiren sa më perëndimorë dhe më proamerikanë, duket se ata i ka tradhtuar nënvetëdija, ashtu që në sloganin e fushatës e kanë projektuar realitetin e asaj që fshihet nën emrin BDI”, thekson VLEN.

Sipas tyre, opinioni e di fare mirë, por vetëm po ia rikujtojmë se pikërisht eksponentë të lartë të kësaj partie janë persona të dyshuar për lidhje me qarqe antiamerikane dhe për këtë ka fakte të prekshme.

“ Është kryetari i Strugës, kuadër i BDI-së, Ramiz Merko, i cili është futur në listën e zezë amerikane për shkak të korrupsionit dhe abuzimit me drejtësinë. Por, nuk është vetëm ai. Ish kryetarja e Komunës së Tetovës dhe nënkryetarja e deridjeshme e BDI-së, Teuta Arifi, vazhdon të mbahet mend si bashkëpunëtore e biznesmenit me lidhje ruse, Daka Davidoviq, që po ashtu është në listën e zezë amerikane. Madje, sipas informacioneve tona, Teuta Arifi është refuzuar për ambasadore në SHBA dhe në Bruksel pikërisht për shkak të këtyre vjegëzave. Në listën e zezë amerikane vazhdon të jetë edhe Menduh Thaçi, bashkëpunëtori i ngushtë i Ali Ahmetit.

Dhe, sikur të mos mjaftonte kjo, është pikërisht kandidati për president i BDI-së, ministri i Jashtëm Bujar Osmani, i cili si bedel i Ali Ahmetit ishte njeriu që negocioi me Nikolla Gruevskin në Budapest për kthimin e tij, ndërsa ai vetë u bë edhe nikoqir i ministrit të Jashtëm të Rusisë, Sergej Llavrov, duke u bërë i pari dhe i vetmi që ia ka hapur dyert Rusisë për të defiluar në Europë pas agresionit të saj në Ukrainë. Proamerikaznimi i rremë i BDI-së e ka emrin “Sergej Llavrov mysafir i Bujar Osmanit”.

Gjykuar nga kjo që u tha më sipër, mund të konkludojmë se nuk ka provë më të mirë se BDI-ja po i humb zgjedhjet sesa teza e tyre e dëshpëruar se zgjedhjet e 24 prillit dhe 8 majit të këtij viti janë zgjedhje ku qytetarët duhet të zgjedhin mes Amerikës dhe Rusisë. E vërteta është se në këto zgjedhje qytetarët duhet të përcaktohen mes koalicionit proeuropian VLEN dhe elitës së korruptuar të BDI-së që NUK VLEN për asgjë, sepse tashmë 20 vjet po i mban peng shqiptarët e Maqedonisë së Veriut.

Ndërkaq, narracioni me gogolin rus më shumë flet shërben si një tregues tjetër simptomatik se BDI-ja po përgatit një krizë politike për ta parandaluar njohjen e disfatës së sigurt zgjedhore.

Sidoqoftë, krejt këto ëndrra perëndojnë më 8 maj në mbrëmje dhe nga 9 maji nuk u bën më dobi as propaganda e shtrenjtë mediale e as llafologjia boshe properëndimore”, thuhet në komunikatën e VLEN.

TË FUNDIT

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

Protesta_Mjeket

Specialistët privatë vazhdojnë me grevën, thonë se kanë presione nga klinikat dhe kolegët më të vjetër

qytetare-1280x899

Shumica e të rinjve përdorin rrjetet sociale, sipas tyre partitë janë burimi më i madh i informacioneve të pasakta

ziadin sela

Sela: Pse janë të shqetësuar nga Fronti Evropian

afrim gashi

Gashi: Ata që sot e sulmojnë Albin Kurtin, janë të njëjtit që po i vajton edhe Aleksandar Vuçiqi

zgjedhje maqedoni

Fillon gara për deputetë, edhe pesë ditë fushatë presidenciale

bilall kasami kumanove

“Ju ka hyrë fesati, po përçahen çdo ditë” – Kasami thumbon Frontin Europian

zgjedhje maqedoni

Sot nisi fushata për zgjedhjet parlamentare

Screenshot_2024-04-17-23-01-56-446_com.facebook.katana-edit

Mesazhi i Rijad Shaqirit nga Likova: Kush ka frikë nga ujqërit, nuk futet në mal

bujar osmani

Bujar Osmani: Kam më shumë informacione për sulmin në Banjskë, do të kërkoj dalje nga “Ballkani i Hapur”

INFO

NA NDIQ