VLEN: Talat Xhaferi tradhtoi universitetet shqiptare, edhe si kryetar kuvendi, edhe si kryeministër

INA
INA

28/02/2024

Koalicioni opozitar VLEN, ka akuzuar kryeministrin Talat Xhaferi, i rrit rrogat vetëm në universitetin ku ka më pak se 1 për qind shqiptarë, në atë të “Shën Kirilit dhe Metodit” në Shkup.

“Derisa shëtit nëpër universitetet shqiptare dhe jep deklarata pompoze me foto fejsbuku, Talat Xhaferi rrit i rrogat vetëm universitetit ku ka më pak se 1 përqind shqiptarë, pra “Shën Kirilit dhe Metodit” në Shkup, edhe atë jo më pak se 22 për qind për muajt janar dhe shkurt dhe afro 40 përqind pas rritjes së rrogës miniimale në muajin mars.

Për të qenë ironia më e madhe edhe ministri i arsimit dhe shkencës është shqiptar, por edhe ministri i Financave, ndërkohë përpos zhurmës që BDI bëri se po vjen kryeministri shqiptar, nuk shifet asnjë ndryshim pozitiv në horizont.

Sipas kumtesës së Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës, “me këtë fillon plotësimi i detyrimit të shtetit i cili del nga marrëveshja kolektive individuale i këtij institucioni të arsimit të lartë të nënshkruar më 29.12.2022, ndërsa i cili do të fillojë të zbatohet prej datës 1.1.2024”, dhe pikërisht këtu fshihet e vërteta se Talat Xhaferi si kryetar kuvendi si themelues i universiteteve shtetërore ka nënshkruar marrëveshje vetëm me UKIM, dhe jo edhe me 5 universitetet tjera shtetërore, ndërsa edhe si kryeministër po ‘luan të njejtën valle’, llafe për shqiptarët dhe rroga më të mëdha për maqedonasit.

Ndryshe 5 universitetet publike, Nënë Tereza, USHT, Universiteti i Shtipit, i Manastirit dhe i Ohrit, kanë dërguar kërkesë që kryetari i ri i Kuvendit të përmirësojë padrejtësinë e Xhaferit dhe rritja të vlejë edhe për 1300 të punësuar në këto universitete, bashkë me 3000 të UKIM-it”, thuhet në reagimin e VLEN-it.

TË FUNDIT

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

Arben Taravari

Taravari uron Kosovën për votimin në Asamblenë e KiE: Gjithmonë me Kosovën tonë

qeveria-750x430

Qeveria vendosi: 24 prilli dhe 8 maji ditë jo pune për të gjithë qytetarët

Ali Ahmeti tubim

Ahmeti: “Ju thash, ma jepni shpatën dhe ju më besuat e unë nuk ju zhgënjeva”

Protesta_Mjeket

Qeveria mori vendim për specializantët

06eb15d2-4c29-4428-829f-782a34419ce7

Kasami nga Dibra: Do të investojmë në zhvillimin e vendit, do të mbështesim rininë dhe kthimin e mërgatës

FB_IMG_1713299161129

Taravari: Na tronditi lajmi për vdekjen e mërgimtarit tonë Taip Fidani në Sarajevë

Afrim Gashi

Gashi nga Dibra: BDI ka zgjedhur ta shajë Rusinë, për t’i ikur kritikës për hajninë

Arben-Zeqiri-ASH

Zeqiri nga ASH demanton zënkat në Strugë, paralajmëron tubim masovik

BDI selia

BDI e shqetësuar me abstenimin e VMRO-së për anëtarësimin e Kosovës në APKE

INFO

NA NDIQ