VLEN: Taravari u vodhi pesë mandate qytetarëve në emër të ndryshimit, dhe tani po tenton t’i dërgojë në kazanin e BDI-së

Picture of Ina Online
Ina Online

08/05/2025

Koalicioni VLEN sërish ka atakuar kreun e ASH-së, Arben Taravari duke theksuar se vodhi pesë mandate qytetarëve në emër të ndryshimit, dhe tani po tenton t’i dërgojë në kazanin e BDI-së ku vlon krimi dhe korrupsioni!

“Ndryshe nuk përkufizohet BDI pos një kazan në të cilin vlojnë hajnia, krimi dhe korrupsioni. Pra, në këtë kazan ku ziheshin planet anti-shqiptare, “begu” i Gostivarit, Arben Taravari, ka ndarë mendjen të shkojë. Më keq se kaq, po tenton të kontrabandojë edhe mandatet e deputetëve të cilët i fituan në emër të ndryshimit.

Nuk është kohë e gjatë vetëm një vit më herët, në po këtë muaj të vitit që lamë pas derë më derë kandidatët për deputetë atëkohë e sot deputetë të ASH-së, të mbështjellur nën logon e VLEN-it, u thonin qytetarëve “ne jemi ndryshimi”, ne nuk shkuam me BDI-në. Ziadini është tradhtari se ai po tenton t’ia zgjat pushtetin BDI-së”, thekson VLEN.

Më tej thuhet se qytetarët e thanë fjalën e tyre, votuan për ndryshimin dhe se ndryshimi erdhi, por siç thuhet në tej Taravari dezertoi, por për një dezertor i ligë nuk duhet të rreshtohet gabimisht e tërë ushtria.

“Dezertori jo vigjilent nuk duhet të determinojë orientimin e një ushtrie të denjë, të pastër, me qëllim konkret. Tani është koha për reflektim, të gjithë deputetët, anëtarët, aktvistët të pozicionohen në anën e duhur aty ku ishin. Nëse Selën e braktisët për këtë shkak, ose siç preferoni ju ta quani se krahu i Selës u larguan, vetëm që ky i fundit shkoi me BDI-në. Ku është tani logjika që të qëndroni krahë Taravarit, i cili po u kthen edhe te Sela edhe te Ahmeti. Ne besojmë në vigjilencën e aktivëstëve të sinqertë, punëtorëve të zellshëm që ndryshimi vetëm ka nisë, por duhet të vazhdojë. Taravari është lodhur shumë, mbase përshkak se nuk ka ecur maleve sikurse Ahmeti nuk ka kondicion më shumë. Taravari po punon që të shkojë në pension të parakohshëm politik. VLEN është dhe do të jetë mburoja e shqiptarëve, rreshtohuni tani në anën e duhur, tani është koha”, thekson VLEN.(INA)

TË FUNDIT

Thirrja nga diaspora për dalje vetëm me një kandidat shqiptar në Kërçovë

Mickoski: Qytetarët po jetojnë vështirë, por shpresa po rikthehet

Rezultatet e obduksionit për vdekjen e Vedat Ademit janë gati, Instituti i Mjekësisë Ligjore ia dorëzoi Prokurorisë

Kodi ‘8647’ nxit polemika! Ish-drejtori i FBI-së në qendër të vëmendjes pas mesazhit që dyshohet se është për vra*sjen e Trump

Trumpi njofton marrëveshje mbi 200-miliardëshe mes ShBA-së e Emirateve të Bashkuara

26 vjet nga zhdukja e Ukshin Hotit..!?

ME TE LEXUARA

1

LEXO MË SHUMË