VLEN: Të humburit e BDI-së me tre presskonferencat e fundit për shtyp mund të konkurrojnë në kategorinë e video inserteve më qesharake

Picture of INA
INA

07/11/2024

Të ngrirë nga frika se mashtrimi i Lotarisë po zbardhet dhe marrëveshjet
e turbullta të Artanit dhe Përparimit po dalin në sipërfaqe, ata e
sajuan një ide origjinale – të akuzojnë Izet Mexhitin, Arben Taravarin
dhe Koalicionin VLEN për marrëveshjet e tyre të bixhozit.

Kjo shtirje në rolin e budallait nuk është parë asnjëherë deri më tani
në pluralizmin tonë politik.

Ja edhe faktet:

Vendimi për themelimin e Video Lotarisë Shtetërore – VLT me partnerin
CasinosAustria është miratuar në vitin 2013, kur në Qeveri ishin
VMRO-BDI dhe kur koalicioni Gruevski, Mijalkov-Ahmeti lulëzonte.

Atëherë zëvendëskryeministër ishte Musa Xhaferi, i cili sot është
deputet i BDI-së, derisa ministra ishin Fatmir Besimi dhe Bujar Osmani,
të cilët sot janë pjesë e udhëheqësisë më të lartë partiake të BDI-së
opozitare.

T’i demaskojmë një nga një sulmet e tyre hipokrite:

Meqenëse BDI-ja me këmbëngulje pretendon se koalicioni VLEN gjoja i’a ka
rikthyer monopolin CasinosAustria me një interpretim autentik, atëherë
le të përgjigjen pse për 10 vjet duke e llogaritur nga viti 2013, ata
nga pozita e pushtetit nuk kanë ndërmarr as edhe një hap për mënjanimin
e monopolit të njëjtë që tani ata akuzojnë?

Kur tashmë po spekulojnë për një fitim të pretenduar të paligjshëm prej
100 milionë eurosh në vit, a është me të njëjtën logjikë që BDI ka
faturuar gjithsej “1 miliard euro cash” të zeza gjatë kohës që ishte në
pushtet?
Pse “të ndershmit” e BDI-së vetëm në vitin 2023 apo 10 vjet pas
partneritetit me CasinosAustria u kujtohet të krijojnë një Video Lotari
të re Shtetërore me emrin NEW VLT, ku janë Përparim Bajrami, Artin
Spahiu dhe Omer Bunjaku, tre të afërmit e “rastësishëm” në organet
drejtuese njerëzit e Artan Grubit?

A ka dhe çfarë lidhje saktësisht ka vendimi për themelimin e New VLT-së
me PR konsulentët e huaj në fushatën e BDI-së?

A ka paguar Përparim Bajrami 10 milionë euro për platformën e lojërave
të fatit në internet “Mega Win”?

Pa përgjigje në këto pyetje, kryesia e korruptuar e BDI-së nuk ka çfarë
të kërkojë nga shqiptarët. Në lidhje me taktikat e tyre duam t’u
porosisim si vijon…

Konferencat qesharake për shtyp nuk do të shpëtojnë nga përgjegjësia
gjyqësore të gjithë ata që kanë shkelur ligjin.

TË FUNDIT

BDI: UÇK është gjithçka për shqiptarët, jo asgjë ministre Janevska!

Janevska: Inspektorati do të zbardh të gjitha zhvillimet në shkollën e Çellopekit

Sllovenia, destinacioni më i shpeshtë për punëtorët e vendit

ESHS: Në tremujorin e tretë të këtij viti janë regjistruar 10 mijë vende të lira pune

VLEN: BDI vitin e kaluar e shkarkoi, sot e qanë Vesna Damevën

Propozohet rritja e moshës për daljen në pension

ME TE LEXUARA

1

LEXO MË SHUMË