VLEN: Tendat e BDI-së u mbyllën sërish, vajtonin për gjeneralin që kishte luftuar kundër liderit të tyre

Picture of Ina Online
Ina Online

07/03/2025

Koalicioni VLEN ka reaguar ndaj BDI, e cila dje drejtoi akuza për eliminimin e shqiptarëve nga strukturat udhëheqëse të ARM-së.

“BDI, e cila vazhdimisht flet në emër të luftës, tashmë i ka shpallur luftë vetvetes deri në shkatërrim të plotë. Mbrëmë, eksponentë të lartë të kësaj partie vajtonin publikisht për Besnik Eminin, por brenda natës e mbyllën tendën e tyre sapo në media doli dokumenti që tregon se ai kishte qenë pjesë e armatës që luftoi kundër UÇK-së.

A mund të jetë rastësi që Besnik Emini, pjesë e Armatës së Maqedonisë gjatë vitit 2001, u gradua në gjeneral pikërisht nga BDI? Jo, sepse gjithçka që ka bërë kjo parti në këto 20 vjet ka qenë në kurriz të shqiptarëve!

Çfarë e lidh BDI-në me Besnik Eminin? Pse eksponentët e saj derdhën lot për të? A ishte ky një pazar i zakonshëm për të mbajtur pushtetin?
Këto nuk janë pyetje të rastësishme. Fundi i BDI-së po vjen dhe ata po e ndjejnë. Frika e tyre është aq e madhe sa tashmë hapur deklarojnë se nuk kanë guxim të garojnë në zgjedhjet lokale. Po tentojnë t’i shmangen përballjes me qytetarët duke luajtur me skenare bojkoti dhe destabilizimi, sepse nuk mund të përballojnë humbjen e turpshme që i pret.

Por e kotë! Ata u mbajtën në pushtet me manipulime, gënjeshtra dhe mashtrime, ne përmes demaskimit i dëbuam nga pushteti”, thuhet në reagim.(INA)

TË FUNDIT

Paga neto në janar 43.050 denarë

Të përgjigjen gjyqtarët dhe prokurorët të cilët e kanë penguar drejtësinë për shumë raste, kërkoi iniciativa e re “Zero” nga Tetova

Trump thotë se SHBA-ja dhe Ukraina do ta nënshkruajnë së shpejti marrëveshjen për minerale

Të hënën do të protestohet në Tetovë për djegien e Spitalit Modular!

Nikoloski: Kontrolle të mëdha të licencave, mbi 640 kontrrolle – 97 subjekte juridike nuk plotësojnë kushtet ligjore

Policia Financiare me kontrolle në klubet e natës: Aksionet fokusohen në identifikimin e mashtrimeve financiare

ME TE LEXUARA

1

LEXO MË SHUMË