VLEN: Tetova çdo ditë e më tepër ndjehet e pasigurt, rritet numri i krimeve dhe incidenteve

Picture of ina-online
ina-online

21/04/2024

“Qytetarët e Tetovës për çdo ditë e më tepër ndjehen më pak të sigurt. Ata janë tepër të shqetësuar për kaosin që rritet vazhdimisht, falë mosfunksionimit ose po mosveprimit të qëllimshëm të Sektorit të Punëve të Brendshme në Tetovë. Tema kryesore të cilat diskutohen mes tetovarëve janë arratisja nga burgu e personave të rrezikshëm dhe të dënuar për vepra të rënda kriminale”, thekso theksoi Kaltrina Beqiri kandidate për deputete nga VLEN.

“Të shtëna me armë në mes të rrugëve të qytetit, të shtëna me armë nëpër tubime, aksidente dhe kaos nëpër qytet, e deri më tani asnjë masë për parandalimin e tyre dhe izolimin e personave të rrezikshëm. Po ashtu, ka edhe rritje të madhe të dhunës në familje dhe dhunës ndaj gruas, por edhe këtë raste që denoncohen në polici aspak nuk trajtohen nga SPB-Tetovë, e as nga institucionet tjera përkatëse të pushtetit qëndror.Siç po shihet në media dhe në rrjete sociale, SPB Tetovë është e fokusuar vetëm tek organizimi i tubimeve të BDI-së dhe tek pjesëmarrja sa më e madhe e pjesëtarëve të policisë nëpër tubime.Ndërsa qytetarët, na informojnë se nga punonjës të policisë marrin thirrje telefonike të cilët i ftojnë që të marrin pjesë nëpër tubime, ose i urdhërojnë se si duhet të votojë.
Policia nuk është organ partiak, por është institucion që duhet të kujdeset vetëm prë sigurinë e qytetarëve nga të cilët edhe paguhet.”, theksoi Beqiri nga VLEN.

Ata apelojnë te të gjithë qytetarët e Tetovës që të mos u nënshtrohen kërcënimeve të policëve partiak.(INA)

TË FUNDIT
5 orë
Arben Taravari: Ta mbështesim fuqishëm Muharrem Salihun për eurodeputet
7 orë
Geer: Qeveria e re ta vazhdojë rrugën europiane të vendit
7 orë
Visar Ademi: Për fat të keq në 20 vitet e kaluara politikanët shqiptarë më tepër kanë shikuar llogaritë e tyre bankare se sa të drejtat tona
8 orë
Ministria e Drejtësisë: Dënojmë gjuhën denigruese të VMRO-së ndaj institucioneve shtetërore
9 orë
Qeveria e re do të shtohet me ministri të reja

ME TE LEXUARA

12 orë
VLEN: BDI të reformohet, e jo të bojkotojë
19 orë
Kacarkas i mbaron mandati, pasardhësi i saj do të bëhet i ditur në fund të kësaj jave
16 orë
Kasami: Po finalizohet marrëveshja për ministrat dhe zv/ministrat
12 orë
Nga sot vijon të rrjedhë afati dhjetëditor për formimin e Qeverisë
19 orë
Kjo është përbërja e mundshme e Qeverisë së re, TV 24 nxjerrë emra
16 orë
Ahmeti porosi Mickoskit: Nuk na dridhet qerpiku sepse jemi në të drejtë

LEXO MË SHUMË

IMG_2555

Arben Taravari: Ta mbështesim fuqishëm Muharrem Salihun për eurodeputet

dejvid daviv gir geer

Geer: Qeveria e re ta vazhdojë rrugën europiane të vendit

IMG_2550

Visar Ademi: Për fat të keq në 20 vitet e kaluara politikanët shqiptarë më tepër kanë shikuar llogaritë e tyre bankare se sa të drejtat tona

Ministria-e-Drejtesise_1-780x470-1

Ministria e Drejtësisë: Dënojmë gjuhën denigruese të VMRO-së ndaj institucioneve shtetërore

qeveria-750x430

Qeveria e re do të shtohet me ministri të reja

vmro

VMRO-DPMNE: Kacarska ka lënë një faqe të zezë në historinë e Gjykatën Kushtetuese

vlen gashi kasami mexhiti taravari

VLEN do të shndërrohet në një parti politike?! Kush do të jetë kryetar i partisë?

qeveria

Nga sot vijon të rrjedhë afati dhjetëditor për formimin e Qeverisë

fronti evropian vlen

VLEN: BDI të reformohet, e jo të bojkotojë

INFO

NA NDIQ