VLEN thekson se thirrjet e BDI-së për bojkot të zgjedhjeve janë të papërgjegjshme

Picture of INA
INA

04/03/2025

Paralajmërimet e papërgjegjshme të BDI-së për bojkot të zgjedhjeve lokale tregojnë edhe një herë se janë tërësisht të izoluar. Fakti që nuk dinë si të sillen në opozitë, nuk mund të kthehet në problem shtetëror. Ali Ahmeti është i dëshpëruar për vëmendje politike. Po kërkon të faktorizohet përmes një takimi me VLEN-in, për probleme që na i ka lënë trashëgimi, thuhet në kumtesën e VLEN-it

“Së pari, është ekstremisht hipokrite dhe e papërgjegjshme që BDI të na akuzojë për iniciativën para Gjykatës Kushtetuese, kur ajo është mbajtur qëllimisht në sirtar nga kuadrot e tyre në këtë Gjykatë, me planin që sot ta keqpërdorin për sulme politike. VLEN-i nuk mund të jetë përgjegjës për paqartësi në ligj që vetë BDI-ja i ka lejuar me vetëdije.

Së dyti, teksti i Ligjit për përdorimin e gjuhës shqipe është dorëzuar në Komisionin e Venecias pikërisht nga Bujar Osmani.

Nuk ka asnjë dyshim se pas skenarit për bojkot të zgjedhjeve lokale fshihet frika e BDI-së nga humbja. Prandaj, ata sajojnë alibi me akuza të rreme për gjoja deshqiptarizim, i cili, në mënyrë simptomatike sipas tyre, po ndodh vetëm sepse ata nuk janë më pjesë e Qeverisë. BDI e mbivlerëson forcën e saj për të organizuar diçka në terren. Janë të lexuar si libër. Po të kishin mbështetje nga populli shqiptar, do të kishin dalë me protesta prej kohësh, ashtu siç kishin paralajmëruar më herët.

I bëjmë thirrje anëtarëve të BDI-së me sens të shëndoshë që të mos bien pre e ekzibicionizmit të lidershipit të tyre të korruptuar. Pa një reformë programore dhe kadrovike, dhe me bojkotet dhe trazirat, e gjithë partia është në rrugë të mbarë për t’u futur në listën e zezë” thonë nga VLEN.

TË FUNDIT

Nga 150.000 denarë ndihmë fillestare për çdo familje të prekur nga tragjedia e Koçanit

Tragjedia e spitalit të Tetovës, si shpëtuan kokat e mëdha?!

Nxiret para gjykate i akuzuari për mashtrim ndaj një gruaje të moshuar për 30.000 euro për një aksident të rremë trafiku

Toshkovski: Kallëzim penal ndaj 34 personave fizikë dhe tre juridikë

Raporti i autopsisë: Të gjitha viktimat e zjarrit në Koçan vdiqën nga asfiksioni

Pas dy orësh qëndrim me familjarët, Thaçi largohet nga shtëpia e tij në Burojë

ME TE LEXUARA

1

LEXO MË SHUMË