VLEN u shkri në një parti / Kush do të jetë kryetar: Mexhiti-Kasami-Ibrahimi?

Picture of INA
INA

30/04/2025

VLEN u shkrinë një parti nga tre subjekte politike LD, Alternativa dhe Besa. Aktualisht nuk kanë zgjedhur se kush do të jetë kryetar por vetëm kryesinë qendrore pre 23 anëtarëve. Nga 7 prej secilës parti dhe 2 nga Lëvizja Vetëvendosje. Kryetari i partisë se deritanishme BESA, Bilall Kasami tha se do të kandidojnë me lista të përbashkëta si një subjekt politik dhe poashtu me kandidat të përbashkët në zgjedhjet lokale.

“VLEN vendosi që kryesia të jetë organi i parë i përbashkët i partisë VLEN. Që sot e tutje do të ketë moratorium të aktiviteteve publike, të partive politike pjesëmarrëse të VLEN-it dhe gjithçka do të jetë në logon e VLEN-it. Në takimet e ardhshme do të ngrihen organet tjera të VLEN-it, drejtuesit e VLEN-it dhe shefat e shtabeve zgjedhore.”, tha Bilall Kasami, kryetar i Lëvizjes BESA.

Duke qenë se gjatë takimit të djeshëm Izet Mexhiti, kreu i partisë së deritanishme Lëvizja Demokratike, tha se po bashkohen për të krijuar dy blloqe të mëdha politike në taborin shqiptarë, sot kreu i ASH-së Arben Taravari u pyet nëse kjo nënkupton shkrirjen e tij në Frontin Evropian. Ai u përgjigj:

“Unë nuk di ata si na shohin! Ne ju urojmë suksese, gëzohem që u bashkuan tre parti në një parti, uroj që të bëjnë rezultate sa më të mira. Vetëm këtë mund ta them! Po ju si e shihni veten? Ne tash për tash e kemi thënë se dalim me lista të veçanta me shumë gjasa edhe me kandidat të veçantë!”, tha Arben Tarabari.
Në takimin e radhës së kryesisë qendrore të partisë së sapo formuar VLEN pritet të diskutohet për postin e kryetarit. Njëri nga tre emrat Izet Mexhiti, Bilall Kasami dhe Zeqirja Ibrahimi do të jetë prijës i kësaj partie

TË FUNDIT

“Fuqia Ushtarake në Botë: Ku qëndron Maqedonia e Veriut?”

Osmani, Mickoskit: Duhet të dëgjosh mesazhet e Costas dhe aleatëve të tjerë, nuk ka plan B

“Nuk ka rrugë të shkurtër për ju”, Kallas kritika Vuçiç: Nuk kishe pse shkoje te Putin

Kallas thotë se BE ka nisur t’i heq masat ndaj Kosovës

Oda Ekonomike e Maqedonisë kërkon që të përfshihen në projektet e investimeve të reja

Inspektorati ndërtimor ka vendosur ndalesë për vazhdimin e punimeve të shkollës në Nerovë të Krushevës

ME TE LEXUARA

1

LEXO MË SHUMË