VLEN uron Kryeministrin Edi Rama: Sukses që meriton respekt

Picture of INA
INA

19/05/2025

VLEN sot ka përcjell urimet e tyre deri te Kryeministri i Republikës së Shqipërisë, Edi Rama, për fitoren e Partisë Socialiste në zgjedhjet parlamentare të 11 majit.

“Shqiptarët në Maqedoninë e Veriut nuk e shohin Shqipërinë vetëm si një shtet fqinj, por edhe si shtetin bërthamë të të gjithë shqiptarëve në botë. Lidhja jonë me vendin amë është lidhje gjaku, gjuhe dhe historie, një ndjenjë e thellë që na bashkon përtej çdo kufiri politik.

Çdo sukses në Shqipëri është një krenari e përbashkët dhe çdo fitore atje është një motivim për shqiptarët kudo që janë. Rezultati i 11 majit është një dëshmi e qartë e besimit të qytetarëve shqiptarë në drejtimin tuaj, si dhe një konfirmim se rruga e zhvillimit dhe integrimit europian ka mbështetjen e popullit.

VLEN rithekson rëndësinë e lidhjeve vëllazërore mes dy vendeve tona dhe shpreh përkushtimin për të forcuar më tej bashkëpunimin institucional, kombëtar dhe mbarëkombëtar, në shërbim të një të ardhmeje më të mirë për të gjithë shqiptarët në rajon.

Ju urojmë suksese të mëtejshme në mandatin tuaj të ri, me bindjen se do të vazhdoni të kontribuoni për stabilitetin, zhvillimin dhe integrimin e Shqipërisë dhe të Ballkanit Perëndimor”, thonë nga VLEN.

TË FUNDIT

VMRO-DPMNE prezanton edhe 8 emra të kandidatëve për zgjedhjet lokale

ASh: Mbyllja e kazinove ilegale online që mund të rihapen nga çdo cep i botës – teatër politik! Problemi i vërtetë janë kazinotë fizike

LIVE: Irani godet Izraelin me rrebesh raketash, thyhet mburoja, raketa mbi qendra të banuara

Universiteti i Tetovës nderoi Joseph dhe Shirley Cloyes DioGuardi me titullin “Doctor Honoris Causa” (VIDEO)

ISHP-Shkup: Çdo ditë nga një deri në dy raste të sulmeve në tru, 50% prej tyre mund të parashikohen

Murtezani: Gjuha shqipe po zbatohet në Qeveri

ME TE LEXUARA

1

LEXO MË SHUMË