VLEN vazhdon negociatat për qeverinë e re! Zejdi thotë se ka mekanizma për t’i parandaluar, nuk përjashton protestat

Picture of INA
INA

20/05/2024

Grupet punuese të VMRO DPMNE dhe VLEN edhe sot vazhdojnë negociatat për formimin e Qeverisë së re, gjegjësisht harmonizimin e programit dhe ndarjen e resorëve. Kryetari i Besës nga koalicioni VLEN Bilall Kasami thotë se janë në rrugë të mirë dhe se po flasin për një Qeveri serioze.“Vazhdojnë bisedimet, ne jemi në rrugë të mbarë por për hir të korrektësisë, jemi dakorduar kur të kemi një marrëveshje përfundimtare bashkërisht të dalim dhe ta prezantojmë para opinionit. Nuk do të kisha dashur të jap detaje por jemi në rrugë të mbarë dhe kemi një komuniki korrekt në drejtim të ndarjes së përgjegjësive. Ajo që është me rendësi për të theksuar është se po flasim për një Qeveri ambicioze e cila do ta ketë parasysh prezantimin kualitativ nëpër dikastere të ndryshme. Shumë kohë është humbur në të kaluarën me kuadër jo cilësor. Ne do të kërkojmë që në të gjitha dikasterët të ketë kuadër profesionist”, tha Bilall Kasami – VLEN.

Nga ana tjetër Skender Rexhepoi Zjedi thotë se kanë mekanizma demokratike për t’i parandaluar. Ai  nuk përjashton edhe protestat në rrugë.

“Fronti europian as që e ka ndërmend të mendoje të mbetet në opozitë. Jo se ne kemi komplekse të qenurit në opozitë por fakti është se legjitimiteti fillon dhe buron nga sovrani. Nëse sovrani të shërben me votën e tij, atëherë ti duhesh t’i përfaqësish në të gjitha institucionet shtetërore”, theksoi Skender Rexhepoi Zjedi – Fronti Europian .

-Ju po thoni se nuk e kenë ndërmend të shkoni në opozitë, por VLEN negociatat me VMRO për Qeverinë e re.

“Punë e vogël është ajo. Demokracia ka mekanizma tjerë  me të cilat dëshmohet legjitimiteti i marrë nga sovrani. Nuk biem pre si VLENI që e dënon sovrani, ndërsa pret që ta shpërblej VMRO-ja“, shtoi Skender Rexhepoi Zjedi – Fronti Europian.           

Po thoni që do ta pengoni formimin e Qeverisë së re?

“Ka mekanizma demokratike që mund të parandalohet”

Cili është mekanizmi i parë?

“Ka shume mekanizma që mund të merren”

Protesta?

“Shuma ka.”

Zejdi shtoi se për këtë më shumë duhet ta mendoj VMRO DPMNE sepse ata duhet të bartin përgjegjësi të këtij procesi, sepse siç tha ata po heshtin vullnetin e sovranit në vendbanimet shqiptare. Ai gjithashtu paralajmëroi padi për anëtarët e KSHZ-së, të cilët votuan për prishjen e 7 vendvotimeve. 

TË FUNDIT
4 orë
Deputetët turq të Frontit kërkojnë që në Kuvend të flitet edhe gjuha turke
5 orë
Ndërroi jetë gazetari Isuf Kadriu, zv/kryeredaktori i TV ALSAT
7 orë
Ish-deputeti i LSDM humb jetën tragjikisht (FOTO)
7 orë
Duraku: Ne jemi ata që kemi legjitimitetin tek shqiptarët, kemi fitore të pastër në gjitha komunat shqiptare
7 orë
Azizi drejtuar BDI-së: Stoilkoviçin nuk e sollëm ne, atë e gjetëm në mesin tuaj (VIDEO)

ME TE LEXUARA

7 orë
Ish-deputeti i LSDM humb jetën tragjikisht (FOTO)
1 ditë
Spasovski: Nuk ka projekte të reja në programin e qeverisë së re, por projekte që duhet të përfundojnë
1 ditë
MAQEDONI “Skopje Pride” për herë të pestë në Shkup!
5 orë
Ndërroi jetë gazetari Isuf Kadriu, zv/kryeredaktori i TV ALSAT
1 ditë
Azizi: Në vitin 2016 ra regjimi i Gruevskit, sot po bie regjimi i Ali Ahmetit (VIDEO)
1 ditë
Murati: Shpresoj që një ditë do të flas në gjuhën turke në këtë Kuvend
4 orë
Deputetët turq të Frontit kërkojnë që në Kuvend të flitet edhe gjuha turke
1 ditë
Derisa Kuvendi po debaton për Qeverinë e re, kryeministri Xhaferi nën hije duke u freskuar (FOTO)

LEXO MË SHUMË

bejxhan iljaz

Deputetët turq të Frontit kërkojnë që në Kuvend të flitet edhe gjuha turke

isuf kadriu

Ndërroi jetë gazetari Isuf Kadriu, zv/kryeredaktori i TV ALSAT

LSDM

Ish-deputeti i LSDM humb jetën tragjikisht (FOTO)

sadulla duraki duraku

Duraku: Ne jemi ata që kemi legjitimitetin tek shqiptarët, kemi fitore të pastër në gjitha komunat shqiptare

Adnan Azizi

Azizi drejtuar BDI-së: Stoilkoviçin nuk e sollëm ne, atë e gjetëm në mesin tuaj (VIDEO)

arben taravari

Taravari para votimit të Qeverisë: Këto janë zotimet tona!

Mickoski

Kathimerini: A do të bëhet Mickoski Orbani i izoluar i Ballkanit!?

Klinika Shkupi Spitali Shkup

Sa do të kursehet në shëndetësi me heqjen e drejtorëve ekonomik nga Klinikat

autobus-privat-shkup

Nga e hëna, transportuesit privatë nuk do të qarkullojnë, shkak borxhet ndaj tyre

INFO

NA NDIQ