VLEN: Veting për Sadulla Durakun, njeriun që u ul në të gjitha funksionet

Picture of INA
INA

26/02/2025

Nga Koalicioni VLEN përmes një reagimi në Facebook kanë thënë se Sadulla Duraku është njeriu që ka qenë në krye të çdo institucioni që BDI e ka kontrolluar. Siç thonë ata, ai ka qenë ministër disa herë në ministri të ndryshme, kryetar komune, zëvendëskryeministër, drejtor, pa asnjë pauzë, pa përgjegjësi, pa llogaridhënie

Reagimi i plotë i VLEN-it:

Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) vazhdimisht flet për veting, por a e dëshiron vërtet ta zbatojë atë? Nëse po, le të fillojë nga funksionarët e saj më jetëgjatë! Është koha të shtrohet pyetja: si është e mundur që Sadulla Duraku është pjesë e aparatit shtetëror për 20 vite, duke u rotacionuar nga një funksion në tjetrin?

Sadulla Duraku është njeriu që ka qenë në krye të çdo institucioni që BDI e ka kontrolluar. Ai ka qenë ministër disa herë në ministri të ndryshme, kryetar komune, zëvendëskryeministër, drejtor, pa asnjë pauzë, pa përgjegjësi, pa llogaridhënie. Nga ministër i bujqësisë në ministër të mjedisit, nga kryetar komune në zëvendëskryeministër, ai ka qenë gjithmonë pjesë e rrethit korruptiv që ka shfrytëzuar pushtetin për interesa personale dhe partiake.

BDI, gjatë procesit të saj të vetingut, duhet të përgjigjet:
• Si është e mundur që të njëjtit njerëz për 20 vite të rotacionohen në pozita pa asnjë ndryshim në përgjegjësinë e tyre? A nuk lejohet të avancojë askush në BDI nëse nuk është pjesë e rrethit të miqve të Ali Ahmetit?
• A ka ndonjë gjë që Sadulla Duraku nuk ka pasur mundësi të kontrollojë? Ministri, komuna, administrata, agjenci qeveritare, gjithçka ka qenë në duart e tij! A është Sadulla Duraku më i edukuar dhe më i përgatitur për t’i kryer të gjitha këto funksione sesa të rinjtë që në këto 20 vite janë larguar nga shteti pikërisht për shkak të funksionarëve të përjetshëm të BDI-së?
• Si është e mundur që një kryetar i një komune të vogël si Likova të ndërtojë një influencë kaq të madhe politike dhe financiare? Si është e mundur që në Kumanovë dhe rrethinë Sadulla Duraku të prezantohet si njeriu nga i cili varet fati i të tjerëve?
• Si ndodhi që njerëzit e tij të afërt të fitonin tenderë milionësh dhe të punësoheshin në administratën publike, ndërsa qindra shqiptarë nga Kumanova dhe rrethina u detyruan të ikin në Evropë për të punuar?
• Sa fonde janë kanalizuar përmes institucioneve që ai ka drejtuar? Dhe ku kanë përfunduar ato para? A do të ketë guxim BDI që ta hetojë dhe ta bëjë publike?

Qytetarët meritojnë përgjigje!

Nëse BDI me të vërtetë dëshiron të pastrohet, le të fillojë me figura të tilla. Sadulla Duraku është simbol i shtetit të kapur, pushtetit të korruptuar dhe kontrollit partiak mbi institucionet. Mjaft më me rotacionin e të njëjtëve njerëz pa asnjë llogaridhënie! Është koha për një veting transparent që do të zbulojë të gjitha parregullsitë që Duraku ka bërë ndër vite.

Është koha për fytyra të reja! Është koha për ndryshim, është koha për përgjegjësi! BDI nuk do të na mashtrojë me premtime boshe, vetingu i vërtetë fillon me funksionarët e saj më të mëdhenj!

TË FUNDIT

Institucionet fasadë po kalben nga brenda

Nga 150.000 denarë ndihmë fillestare për çdo familje të prekur nga tragjedia e Koçanit

Tragjedia e spitalit të Tetovës, si shpëtuan kokat e mëdha?!

Nxiret para gjykate i akuzuari për mashtrim ndaj një gruaje të moshuar për 30.000 euro për një aksident të rremë trafiku

Toshkovski: Kallëzim penal ndaj 34 personave fizikë dhe tre juridikë

Raporti i autopsisë: Të gjitha viktimat e zjarrit në Koçan vdiqën nga asfiksioni

ME TE LEXUARA

1

LEXO MË SHUMË