VLEN: Vjedhësit nuk kanë etni ata duhet të japin llogari, Ahmeti po e amniston Grubin

Picture of Ina Online
Ina Online

30/12/2024

VLEN përmes një komunikate thekson se Ali Ahmeti ky ogurzi i shqiptarëve sot paturpësisht para mediave duke tentuar të mbrojë “bedelin” e tij, Artan Grubin, me gojën e tij e tha se VMRO-DPMNE e din që ligjet e vendit para disa viteve janë përdorur kundër tyre.

“Prandaj ai deklaroi se duhet të vendoset drejtësia. Por harroi se partia e tij ishte bashkëqeverisese pikërisht para disa viteve, prandaj për çdo mangësi në çdo fushë sidomos këtë të drejtësisë kjo i faturohet edhe BDI-së. E pikërisht kjo parti BDI është e mbushur me njerëz të listave të zeza, padi, fletarreste ndërkombëtare, marrje të pasaportave, e kjo po ndodhë për ata që kanë vjedhur parat e qytetarëve”, thekson VLEN.

Më tej thuhet se Ahmeti në vend se t’i bëjë thirrje Grubit për të dalë para Drejtësisë, ai tenton ta amnistoj duke relativizuar situatën në të cilën gjendet Grubi.

“Pyesim Ahmetin se kur thotë që ligjet janë përdorur kundër Gruevskit dhe Mijallkovit a do të thotë se ai ka ndërhyrë në sistemin e Drejtësisë?

VLEN bën të ditur se drejtësia do të vlej njëjtë për të gjithë dhe nuk do të ketë drejtësi selektive. Të gjithë keqpërdoruesit e buxhetit të shtetit do të trajtohen pa dallime, askush mbi ligjin.

Koalicioni VLEN janë mbrojtësit e shërbyesit e shqiptarëve. VLEN garanton se do të ketë drejtësi dhe mirëqenie për të gjithë pa dallim”, thuhet në komunikatë.(INA)

TË FUNDIT

Veprimtari nga SHBA me paralajmërim të fortë: Ja pse zgjedhjet e 9 shkurtit janë më të rëndësishmet që nga paslufta!

John Ratcliffe konfirmohet në krye të CIA-s

Taipi numëron projektet infrastrukturore për 2025, nga projektimi për Tetovë-Prizren deri tek segmenti dytë Bllacë-Shkup

BDI: VLEN dje thanë se s’ka më ndikim në gjyqësor, sot fajësojnë prokurorët e së kaluarës

Edhe një tjetër dron për Gjestin, ky është mesazhi që i erdhi

Sërish keqtrajtohen të burgosurit e rastit “Kumanova”

ME TE LEXUARA

1

BDI: VLEN dje thanë se s'ka më ndikim në gjyqësor, sot fajësojnë prokurorët e së kaluarës
1
Edhe një tjetër dron për Gjestin, ky është mesazhi që i erdhi

LEXO MË SHUMË