Vlera e dollarit po vazhdon të bie

Iliria News Agency
Iliria News Agency

14/04/2023

Vlera e dollarit kundrejt valutave të tjera ra për të katërtën ditë radhazi dhe ra në nivelin më të ulët në gati një vit.

Indeksi i dollarit, i cili tregon vlerën e dollarit amerikan në raport me gjashtë monedhat e tjera më të rëndësishme botërore, po lëviz rreth 100.78 pikë, ndërsa dje në këtë orë ishte 101.47 pikë.

Në të njëjtën kohë, kursi i këmbimit të dollarit kundrejt monedhës japoneze ra nga 133.20 e djeshme në 132.45 jen.

Valuta amerikane u dobësua edhe kundrejt asaj evropiane, ndaj çmimi i euros arriti në 1,1070 dollarë, niveli më i lartë prej një viti, ndërsa dje në këtë kohë ishte 1,0985 dollarë.

Forcimi i euros është pasojë e pritshmërive që Banka Qendrore Evropiane (BQE) të rrisë normat bazë të interesit me 0.50 pikë përqindje shtesë në seancën e ardhshme, gjë që do të reduktonte diferencën e normave të interesit midis SHBA-së dhe Eurozonës.

Nga ana tjetër, çmimet e naftës rikuperuan një pjesë të humbjeve të djeshme. Çmimi i fuçisë në tregun e Londrës u forcua mëngjesin e sotëm me 0.35 për qind në 86.40 dollarë, ndërsa në tregun amerikan çmimi i fuçisë u rrit me 0.46 për qind në 82.55 dollarë.

TË FUNDIT

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

fature-market

Shporta konsumatorë për 313 denarë më e shtrenjtë

solar rryme fotovoltaik panele

Biznesmeni maqedon dhe kosovar shitën biznesin më të madh me fotovoltaikë në Maqedoninë e Veriut

dergesat port kontejner

Dërgesat nga Aliexpress dhe kompanitë e tjera aziatike drejt Evropës do t’i paguani 400 herë më shtrenjtë, ja përse?

Lufthansa

Lufthansa sërish anulon disa fluturime

dinar srbija

​Vendimi për dinarin, shqetësime për sanksione të reja

bari delet

Mungesë të barinjëve në Maqedoni, ofrohen rroga 1 mijë euro, internet dhe cigare

lira turke

Çka po ndodhë me lirën turke

Euro metali

Disa monedha prej 2 € kanë vlerë deri në 4,000 € , ja cilat janë? (FOTO)

euro

Ky është shteti evropian ku punohet 6 orë në ditë dhe ku paga mesatare është 5300 euro

INFO

NA NDIQ