Vllasi: Dy shqiptarë luftuan në anën e serbëve në Koshare, njëri me mbiemrin Maxhuni u vra

Iliria News Agency
Iliria News Agency

11 Prill, 2023

Naser Vllasi, i njohur edhe si komandant “Kobra”, ka treguar detaje të panjohura më parë për Betejën e Koshares.

Janë bërë 24 vjet prej fillimit të Betejës së Koshares, ndërsa akterët e saj po tregojnë detaje në emisionin Pressing në T7. Vllasi tregon se, për fat të keq, në anën e serbëve ka pasur edhe shqiptarë.

“Në anën e serbëve kanë shërbyer edhe dy shqiptarë. Kanë qenë në shërbim të rregullt, që ata i kanë quajt në thonjëza “të ndershëm”. Për atë ditë në patrollim, njëri me mbiemër Berisha dhe një me mbiemër Maxhuni, i cili është vrarë. Kjo nuk është për mu habit”, tregon Vllasi.

Tutje ai thotë se serbët tani mundohen ta minimizojnë këtë betejë, për shkak të humbjes që pësuan.

“Serbët e zvogëlojnë numrin dhe mundohen të paraqesin vetëm ata ushtarë që nuk kanë qenë të rregullt dhe të rinjë, gjoja se nuk kanë pasur ushtari atje. Por realiteti është ndryshe. Ushtarë elitë serbë kishin marrë pjesë në atë betejë. Dhe humbën”, thotë ai.

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

Albin-Kurti-5

Kurti: Ja plani im i ofruar për dalje nga kriza

vjosa osmani ismail kadare

Presidentja Osmani e dekoron shkrimtarin Ismail Kadare me urdhrin “Hasan Prishtina”

escobar

Çka nëse Kosova nuk i plotëson kërkesat e SHBA dhe BE, kjo është përgjigja e Escobar

escobar-eskobar

Escobar për zgjidhjen e situatës në veri: Nuk kam dhënë ndonjë afat

Kurti Blinken

Nga masat për Kosovën te sanksionet për Kurtin, publikohet dokumenti i SHBA-së

ramush-haradinaj-600x360-1

Haradinaj insiston: Zgjidhja e vetme është rrëzimi i qeverisë

Alicia Kearnss

Deputetja britanike mbron Kosovën: Nëse kjo do të ndodhte te ne, do ta cilësonim si sulm ndaj demokracisë

Kurti Svecla

Euronews Albania: SHBA dhe BE po shqyrtojnë sanksionet, Kurti e Sveçla rrezikojnë “non-grata”

serbet smigic sulm veri polici zvecan kfor

Ndizet alarmi: Ringjallet skenari për “zhdukjen e shtetit” – ja pse Serbia e do me çdo kusht Veriun e Kosovës

INFO

NA NDIQ