Vllaznia zhgënjen në Belfast, Juriç mban gjallë shpresat për kualifikim

Picture of INA
INA

14/07/2023

Vllaznia zhgënjen në Belfast, ku u mposht me rezultatin 3-1 nga Linfield, duke komplikuar tërësisht shanset për një kualifikim në turin tjetër eliminator të Conference League.

Që në fillim u pa qartë që vendasit kishin një tjetër hap, teksa shkodranët vuanin shumë sidomos në mesfushë dhe vetëm pritjet e Qarrit bënë që pjesa e parë të mbyllej në barazim pa gola.

Sfida u zhbllokua në minutën e 57’, kur portieri shkodran grushtoi, por askush nuk ishte aty për të largua topin dhe vendasit e dërguan në rrjetë me McKee.

I njëjti futbollist dyfishoi shifrat pak minuta më vonë, pasi përfitoi nga një gafë e mbrojtësit serb Stojanovic. Një gabim i mëvonshëm i Salës, bëri që Linfield të shënojë edhe të tretin, raporton Supersport.

Megjithatë kuqeblutë nuk u dorëzuan dhe në minutën e 89’ shënuan golin e vetëm me anë të kroatit Juric, i cili mban gjallë shpresat për një kualifikim të mundshëm javën e ardhshme në ‘Loro Boriçi’, ndonëse nuk do të jetë aspak e lehtë.

TË FUNDIT

Skandal në Llopat të Kumanovës: Qytetarët jetojnë nën kërcënimin e vdekjes – Askush nuk ndërhyn!

Perinski: 63 komuna kanë aplikuar për financimin e projekteve infrastrukturore

Moti i ligë në Prilep, një i vdekur nga goditja e rrufesë

Kalkulime brenda grupeve parlamentare, Gashi përgjigjet

Taravari: Kjo periudhë e emocioneve kalon për 6-7 ditë, ia kemi lënë edhe një mundësi VLEN-it

Gjermania dëboi rreth 1.400 persona në RMV gjatë vitit 2024, mbi 2.000 u larguan vullnetarisht

ME TE LEXUARA

1

LEXO MË SHUMË