‘Vlon’ në BDI-në e Çairit , Ganiu e quan gënjeshtar Grubin, por ky i fundit përgjigjet ndryshe!

Iliria News Agency
Iliria News Agency

4 Shkurt, 2023

Në BDI-në e Shkupit, sidomos Çairit vijojnë vlimet dhe tensionet mes dy grupeve. Dje ka qenë kreu i komunës së Çairit, Visar Ganiu që ka drejtuar akuza ndaj zëvendëskryeministrit Artan Grubi, duke e quajtur gënjeshtar, përcjell INA.

“Mjaft më e gënjeve popullin o Artan Grubi. Si nuk po të vjen turp. Vendimi për ndërtimin e Çerdhes në Çair u soll nga qeverisja e kaluar e JO nga ti, të gjitha procedurat, të gjitha lejet, vendimet për përzgjedhjen e operatorëve, mjetet u siguruan nga qeverisja e kaluar kur tjetër kush ishte ministër dhe JO nga ti Artan Grubi. Mos u lavdëro për një punë që ti nuk e ke bërë e as qeveria aktuale. Ti nuk ke asnjë meritë për ndërtimin e Çerdhes më të madhe në Çair, ashtu siç të bëmë vërejtje edhe në mbledhjen e Kryesisë qendrore të BDI-së ku edhe aty tentove ti përvetësosh meritat për ndërtimin e kësaj çerdhe”, ka theksuar Ganiu në një postim në rrjetet sociale.

Sipas tij, në Çairin  me 62.000 banorë, qeveria ku po bën pjesë ti bashkë me shokët e tu ministra, për këto 3 vite që jeni ju në ekzekutiv, nuk ka investuar as 1 milionë euro të plota.

“Po a aq vlejnë për ju banorët e Çairit, a aq i doni i respektoni bashkëqytetarët tanë. Të paktën mos na manipuloni e mos na gënjeni më me investime që të tjerë ministra dhe të tjera qeveri i kanë bërë. E ju dilni e na jepni llogari, e tregoni popullit publikisht se sa para keni investuar për ata dhe konkretisht për Çairin. Ndërsa ti Artan Grubi vetëm si MYSAFIR I IMPONUAR ke marrë pjesë në vendosjen e gurë-themelit të Çerdhes më të madhe në Çair. E ditët në vijim nëse paraqitet nevoja do ta dëshmojë edhe me dokumente rolin tëndë që është barazi me zero për ndërtimin e kësaj çerdhe në Çair”, theksoi Ganiu.

Por nga ana tjetër, nuk ka pasur asnjë reagim të drejtpërdrejt nga Grubi, por nga përkrahës të tij dhe disa funksionarë është shpërndarë një postim i vjetër i Ganiut, ku ai kishte shkruar se faleminderon Qeverinë për investimin e lartëpërmendur.

Përpos kësaj, portale të afërta me Grubin kanë nxjerrë një lajm ku thuhet se funksionarë të lartë të Bashkimit Demokratik për Integrim në Çair dhe figura kredibile nga kjo degë janë distancuar nga deklarata e djeshme ofenduese e kryetarit të komunës Çair Visar Ganiu kundër zëvendës kryeministrit të parë Artan Grubi në lidhje me çerdhën në ndërtim në Çair me mjete buxhetore nga Qeveria e Republikës së Maqedonisë së veriut.

Ndër emrat e përmendur janë: Ardian Muça nënkryetar, Rami Qerimi sekretar gjeneral i degës, Avdylselam Selami sekretar organizativ i degës dhe funksionarë të lartë të degës sinIlmi Selami, Shaip Zendeli, Omer Bunjaku, Enver Bardhi komandant i UÇK…, që sic thuhet ata dhe shumë të tjerë denoncuan ofendimin e Ganiut ndaj Grubit duke postuar lajmin e dhjetorit të vitit 2020 kur Ganiu thurrte lavde ndaj Qeverisë dhe bashkë me Grubin vendosi gurthemelin e çerdhes në vlerë prej 2 milion euro.

Asokohe, kryetari komunës Ganiu kishte shkruar: Faleminderoj përfaqësuesit e QEVERISË për angazhimin në drejtim të realizimit të këtij projekti. (INA)

 

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

bekteshi

“Haraçina nuk është në Hënë”, Bekteshi: Spasovski ta kryej punën!

Jeff_Hovenier

Hovenier: Kriza në veri të Kosovës ishte e panevojshme dhe dëmtoi marrëdhëniet e saj më SHBA-në

kim-mehmeti

Kosova është e rrezikuar edhe nga ‘përfaqësuesit’ shqiptarë të Beogradit në Prishtinë e Tiranë!

kasami alsat

Kasami: 20 %, kusht për ndryshimet kushtetuese

grubi balluku

Grubi – Balluku: Jetësimi i Korridorit 8, arritje e madhe për mbarë rajonin

server

Pyet Serweri: A e denoncoi ende sekretari Blinken dhunën ndaj KFOR-it në veri?

hisen berisha

Befason Hisen Berisha, mbështet Kurtin

danela-arsovska2

Arsovska: Nëse nuk do të ishte hakuar sistemi financiar, do të ishin paguar transaksionet tona

veriu kosoves leposaviq

LIVE: NATO-ja dislokon forca shtesë në Kosovë – kjo është lëvizja e fundit nga Lista Serbe!

INFO

NA NDIQ