Vlora Çitaku: Mos përhapni panik, s’do të ketë luftë në Kosovë

Nënkryetarja e PDK, Vlora Çitaku ka kërkuar nga autoritetet kosovare të mos përhapin panik, duke theksuar se do të ketë luftë mes Kosovës dhe Serbisë, njofton agjencia e lajmeve INA.

“Nuk ka me pasë luftë në Kosovë. Mos ndjellni frikë e panikë. NATO është garantues i sovranitetit të Kosovës. Serbia e di shumë mirë çka sjellë një konflikt i hapur me NATO. E ka provu.

Ka pasë luftë në Kosovë para 23 vitesh. Disa prej nesh kemi qenë të rritur dhe kemi pasë mundësinë me luftu atëherë.

Nderkohë, Serbisë sot më së shumti i konvenon status quo, dhe mundësisht me folë për stikersa e barikada.

Lufta konvencionale ka përfunduar. Tash betejat janë të një natyre tjetër”, është shprehur ajo. (INA)