VMRO: BDI dhe LSDM për interesa personale krijojnë tensione ndëretnike

Picture of Ina Online
Ina Online

01/12/2024

“Skenari i dhunës dhe tensioneve ndëretnike të BDI-së dhe LSDM-së është ekspozuar, thyer dhe mposhtur. Synimi i LSDM-së dhe BDI-së është mbrojtja e interesave të tyre personale, dhe tentativat për përçarje janë vetëm instrument për të arritur qëllimet e tyre politike, në vend që të jenë opozitë konstruktive dhe të punojnë për mirëqenien e qytetarëve. LSDM dhe BDI po mundohen të krijojnë një atmosferë jostabiliteti që të mos zbardhen aferat e tyre kriminale”, njoftoi mëngjesin e sotëm VMRO-DPMNE.

Partia në pushtet është e mendimit se “lëvizjet e LSDM-së dhe BDI-së përfshijnë manipulimin e simbolikës së flamurit maqedonas për defokusim nga veprimet e tyre të diskutueshme në frikë dhe agoni të përballjes me drejtësinë. Të gjitha përpjekjet e LSDM-së dhe BDI-së për të krijuar mosmarrëveshje nuk do të tolerohen dhe të gjithë ata që përpiqen të kërcënojnë stabilitetin e shoqërisë maqedonase do të përballen me pasojat e duhura ligjore dhe një përgjigje të duhur nga institucionet. OBRM-PDUKM apelon qytetarët që të mos iu nënshtrohen skenarëve dhe manovrave të tilla të zeza të cilat kanë për qëllim defokusimin dhe krijimin e krizave artificiale”, thonë nga VMRO-DPMNE.

TË FUNDIT

Norvegjia heq VAR-in? Shumica e klubeve mbështesin iniciativën

Napoli interesohet për Zhegrovën, nis kontaktet me Lille

Fetai: Anti-korrupsioni ka hapur lëndë për Skender Asanin! Të hetohen dyshimet për abuzime!

Eurokomesarja Kos: Shpresoj që Maqedonia e Veriut do ta ndërroj Kushtetutën

Resorti 1.4 miliardë euro në Sazan i dhëndrit të Donald Trump merr statusin e Investitorit Strategjik

Luizi këndo arabisht (video)

ME TE LEXUARA

1

LEXO MË SHUMË