VMRO-DPMNE: Për Arsovskën më të rëndësishme janë lojërat politike, sesa interesi i qytetarëve

INA
INA

13 Korrik, 2023

“Paaftësia dhe papërgjegjshmëria e Danela Arsovska e solli qytetin e Shkupit në prag të katastrofës mjedisore. Fakti që mbeturinat nuk grumbulloheshin për ditë të tëra, jo vetëm që do të thoshte rrezikim i mjedisit, por edhe i rrezikshëm për shëndetin e qytetarëve. Higjiena komunale nuk e ka kryer punën për të cilën është paguar nga qytetarët dhe kjo ka qenë arsyeja për krijimin e qindra deponive në afërsi të shtëpive, kopshteve dhe parqeve”.

Kështu thonë nga partia opozitare VMRO-DPMNE për papërgjegjshmëri. Sipas tyre, kryetarja Arsovska nuk ka dashur që të zgjidhet ky problem, sepse, siç thonë ata, kur kryetarët e Shkupit u organizuan me ndihmën e kapaciteteve modeste dhe me ndihmën e komunave nga brenda shtetit, Arsovska bllokoi atë nga teka.

“Është e qartë se për të ishin më të rëndësishme lojërat politike sesa interesi i qytetarëve dhe shëndetit të tyre. Arsovska nuk e bëri punën e saj dhe la qytetin të fundoset në plehra për ditë të tëra, dhe refuzoi të tjerët që të ndihmojnë në tejkalimin e problemit. Cili ishte interesi i Arsovska për krijimin e kësaj fatkeqësie mjedisore? A ka pasur për qëllim ndëshkimin e qytetarëve apo defokusimin nga çështjet tjera”.

“Arsovska u zgjodh që të punojë në interes të popullit dhe të realizojë projektet që ka premtuar. Nuk ka asgjë nga projektet e premtuara, por vetëm shpifje dhe nënkuptime. Ajo përpiqet të mbulojë paaftësinë dhe papërgjegjshmërinë e saj me shpërthime nervore dhe sulme të pabaza. Populli e sheh dhe e vlerëson”, thonë nga partia opozitare maqedonase.

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

Donika Gervalla

Gërvalla pas letrës së Radoiçiqit: Konfirmon që shteti serb është i përfshirë, të sanksionhet regjmimi Vuçiqit

john kirby xhon kirbi

SHBA i kërkon Serbisë të tërheqë trupat ushtarake nga kufiri me Kosovën

Radojcic vilat pasuria

Publikohen pamje nga “kështjella” e Radojçiqit, shikoni pasurinë të Pablo Escobarit të Ballkanit! (VIDEO)

azil

Po rritet pakënaqësia e gjermanëve me politikën e migracionit, shikoni sa vota do të fitonte AfD

tome-gashi

Tomë Gashi zbulon se kush e bëri të famshëm Radojçiqin në Kosovë, ja kë përmend!

Edi Rama

​Rama shpjegon kërkesën që KFOR të marrë kontrollin në veri: Reagimet i quan dhimbshme e qesharake

kurti vucic

Kurti: Vuçiq e Radojiçiq si Millosheviqi e Arkani, dëshirojnë ta kthejnë rajonin në vitet 90-ta

Canak

Çanak: Ja pse në Banjskë dështoi skenari sipas yrnekut të viteve ‘90′

Ganimete Musliu Ganja

Ganja kërkon mobilizimin e deputetëve: Mos t’i lejojmë deputetët e Listës Serbe të futen në Kuvendin e Kosovës

INFO

NA NDIQ