VMRO demanton bisedat për himnin: BDI matrica e etnizmit të ngjarjeve politike, LSDM duhet të ndalë politikën ping pongut

Picture of INA
INA

14/02/2025

VMRO-DPMNE-ja sot ka demantuar se është biseduar dhe as që do të bisedohet për ndryshimin e himnit dhe u bëri thirrje qytetarëve që të jenë të qetë.

“BDI është matrica për etnizimin e gjitha çështjeve të rëndësishme dhe politika ping -pong e LSD-së duhet të ndalet. Asnjëherë nuk është biseduar për ndryshimin e himnit dhe as që do të bisedohet në të ardhmen. Qytetarët mund të jenë të sigurt. Koha e BDI-së dhe LSD-së në humbjen për të gjitha çështjet me qëllim për të mbuluar krimin, ka përfunduar”, thuhet në komunikatën e VMRO-DPMNE-së.

LSDM-ja dyshon se përveç bisedimeve për ndryshimin e stemës shtetërore, mund të diskutohet edhe për ndryshimin e himnit.

“Konkretisht, mendoj se dilema e parë që lind është nëse ndoshta brenda koalicionit me VLEN-in, duke dhënë këtë propozim për ndryshimin e stemës shtetërore, nuk është biseduar edhe për ndryshimin e himnit. Dhe kjo është diçka për të cilën VMRO-DPMNE duhet të përgjigjet”, tha dje lideri i LSDM-së, Venko Filipçe.

Ministri i Shëndetësisë nga Koalicioni VLEN, Arben Taravari duke u përgjigjur në pyetjen e gazetarëve lidhur me ndryshimin e stemës shtetërore, tha se janë të gatshëm të bisedojnë për gjithçka, për pakon e masave me të cilat do t’i zgjidhim të gjitha çështjet e mbetura nga e kaluara.

Siç tha Taravari, Maqedonia është një nga shtetet e rralla postsocialiste stema e së cilës nuk është ndryshuar.

“VLEN është i gatshëm të bisedojë për gjithçka. Për fat të keq, në periudhën e kaluar shumë tema të ndjeshme vihen nën qilim. Ne jemi të gatshëm të bisedojmë për pakon e masave të cilat janë të pazgjidhura në 20-30 vitet e fundit dhe në pako t’i zgjidhim, pse këtu të mos jenë edhe stema edhe himni dhe 20 për qindëshi si dhe çështje tjera etnike nëse ka dhe të fokusohemi në ekonominë, eurointegrimet, antikorrupsionin, pagat më të mira, jetën më të mirë”…theksoi Taravari.

Kryetari i Qeverisë, Hristijan Mickoski dje konfirmoi se partitë e koalicionit qeveritar VMRO-DPMEN-VLEN e kanë hapur çështjen për ndryshimin e stemës shtetërore.

“Ne këtë çështje e kemi hapur. Ne jemi një nga dy vendet postsocialiste që ende e kanë stemën e vjetër të shtetit, me disa ndryshime të vogla”, tha Mickoski.

TË FUNDIT

Trump thotë se SHBA-ja dhe Ukraina do ta nënshkruajnë së shpejti marrëveshjen për minerale

Të hënën do të protestohet në Tetovë për djegien e Spitalit Modular!

Nikoloski: Kontrolle të mëdha të licencave, mbi 640 kontrrolle – 97 subjekte juridike nuk plotësojnë kushtet ligjore

Policia Financiare me kontrolle në klubet e natës: Aksionet fokusohen në identifikimin e mashtrimeve financiare

​”Te varri i yt erdha i fundit”, dedikimi i Thaçit për babain e vet

Taravari: Mjekimi i të lënduarve në Koçan është falas, nuk ka nevojë që askush të mbledhë para

ME TE LEXUARA

1

LEXO MË SHUMË