VMRO dhe LSDM njëzëri për një njësi zgjedhore, BDI kundër

Iliria News Agency
Iliria News Agency

03/05/2023

Vetëm një ditë para fillimit me punë të grupit të Ministrisë së Drejtësisë që do të hartojë Kod të ri Zgjedhor, dy partitë më të mëdha parlamentare, LSDM dhe VMRO-DPMNE, përsëritën mbështetjen e tyre për model me një njësi zgjedhore. Megjithatë, VMRO nuk do të marrë pjesë në grupin e punës, përcjell Alsat.

Opozita tha se koalicioni qeverisës duhet së pari të ketë qëndrim të përbashkët, pasi LSDM, BDI dhe Aleanca për Shqiptarët kishin pikëpamje të kundërta mbi çështjen një njësie zgjedhore.

“VMRO-DPMNE pranon model zgjedhor me një njësi zgjedhore, sepse kjo do të sjellë barazi të votës në çdo komunë dhe në të gjithë territorin e Maqedonisë dhe i bëj thirrje qeverisë që të dalë me një zgjidhje të tillë. Nëse qeveria del me zgjidhje për një njësi zgjedhore, ne do të përfshihemi dhe do të japim kontributin tonë”, deklaroi Antonio Miloshoski – deputet i VMRO-DPMNE-së.

Ministria e Drejtësisë paraprakisht ka theksuar se ftesa është e hapur, kështu që nëse ata shprehin dëshirë, presin që VMRO-DPMNE të marrë pjesë në takime. Megjithatë, LSDM përsëriti se për ndryshime në modelin zgjedhor duhet të ketë konsensus nga të gjitha partitë.

“Një njësi zgjedhore është në programin e LSDM-së. Ne jemi për një njësi zgjedhore, por natyrisht të gjitha ndryshimet duhet të miratohen me konsensus”, u shpreh Bogdanka Kuzeska, Zëdhënëse e LSDM-së.

Por tek partnerët e koalicionit të LSDM-së në qeveri nuk ka paralajmërime për ndryshim të qëndrimeve. Dëshira e BDI-së është që të mbeten gjashtë njësitë zgjedhore dhe nëse ka pajtueshmëri për një njësi, atëherë BDI kërkon të vendoset prag zgjedhor prej pesë për qind. Ndërsa Aleanca paraprakisht kërkoi të jenë tetë njësi zgjedhore.

Qëllimi i Ministrisë së Drejtësisë është që Kodi i ri Zgjedhor të miratohet disa muaj para mbajtjes së zgjedhjeve çfarëdo qofshin ato, ndërsa nga KSHZ thonë se janë të gatshëm për zbatim. /Alsat.mk

TË FUNDIT

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

kuvendi parlamenti

Kuvendi do ta mbajë mbledhjen e 145-të: zgjedhja e anëtarit të KSHZ-së, vazhdimi i vlefshmërisë së pasaportave, ligji për lojërat e fatit…

Bujar Osmani

Osmani: Ukraina lufton për të gjithë ne! Nëse fiton Rusia, ne e kemi radhën

universiteti-i-tetoves-UT

5 universitetet shtetërore reagojnë kundër diskriminimit që ua ka bërë kuvendi dhe qeveria

lista zgjedhore

Prej sot mund të verifikoni nëse gjendeni në listën zgjedhore

termet

Regjistrohet tërmet në Maqedoninë e Veriut, epiqendra në Shqipëri

studenti-univerzitet-sv-Kiril-i-Metodij-6

Rritje e pagave vetëm për UShKM-në? Jeton Shaqiri sqaron se do të vlejë për të gjitha universitetet

vmro-bdi

BDI: Mickoski injoroi Amerikën, injoroi Europën, po injoron edhe të ardhmen europiane të qytetarëve

foshnje bebe

Të dhëna alarmante/ Martohen vëlla e motër në Veles se u ngatëruan gjatë birësimit

zelensky tiran

Samiti i Ukrainës në Tiranë, kush janë liderët e rajonit që marrin pjesë

INFO

NA NDIQ